Brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vendosen shenjëzime të reja orientuese, me qëllim lehtësimin e qasjes dhe lëvizjes për qytetarët, pacientët dhe vizitorët.
Sipas QKUK-së, ky proces përfshin shenjëzime rrugore dhe vendkalime për këmbësorë, të cilat synojnë të eliminojnë tollovitë dhe të përmirësojnë orientimin brenda kompleksit spitalor.
Qendra kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe stafit për çdo vështirësi të përkohshme gjatë punimeve, duke theksuar se këto ndërhyrje bëhen për rritjen e rendit, sigurisë dhe qarkullimit të lehtë në hapësirat spitalore./Katror.info