Përballja e rëndësishme midis Kosovës dhe Sllovenisë, që zhvillohet të premten në Fadil Vokrri, do të gjykohet nga një ekip gjyqtarësh italianë, i përbërë nga emra me eksperiencë ndërkombëtare.
Gjyqtari kryesor do të jetë Marco Guida, i njohur për menaxhimin e ndeshjeve të vështira dhe vendimet e qarta në fushë, shkruan telegrafi.
Se fundmi, Guida ka gjykuar në ndeshjen Juventus – Milan në Serie A, ndërsa këtë edicion 44-vjeçari ka drejtuar dy ndeshje në Ligën e Kampioneve: Frankfurt – Galatasaray dhe Kairat – Real Madrid.
Ai do të ketë në krah ndihmësit e tij, Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, që do të kujdesen për vijën e anës dhe pozicionet offside.
Gjyqtari i katërt do të jetë Daniele Chiffi, derisa në VAR (Video Assistant Referee) do të jetë Marco Di Bello, i cili do të monitorojë çdo situatë të dyshimtë në fushë, ndërsa në AVAR do të jetë Valerio Marini.
Sfida mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45. /Katror.info