Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të veçantë kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, duke votuar me unanimitet vendosjen e një pllake përkujtimore në 63 boulevard Saint-Michel, adresën ku shkrimtari dhe familja e tij jetuan për shumë vite.
Ky vend është i veçantë, pasi këtu Kadare ka shkruar disa nga faqet më të famshme të veprës së tij. Me këtë akt, Bashkia e Parisit nderon jo vetëm shkrimtarin, por edhe kulturën shqiptare dhe Shqipërinë, duke theksuar lidhjen e fortë mes letërsisë dhe historisë kulturore të vendit tonë.
“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës,” u shpreh emocionueshëm komuniteti shqiptar, duke e parë këtë si një nderim të merituar për një nga figurat më të shquara të letërsisë botërore./Katror.info