Një grup i përzgjedhur prej 30 fotografësh të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor morën pjesë në një workshop dy-ditor të udhëhequr nga Ilvy Njiokiktjien, fotografja e njohur holandeze, dokumentare dhe ambasadore e Canon.
Në këtë workshop motivues, pjesëmarrësit patën mundësinë të përmirësojnë rrëfimet e tyre vizuale dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkufitar në gazetarinë vizuale, duke kombinuar mësimin, kreativitetin dhe zbulimin artistik.
Projekti rajonal i zhvillimit profesional “Are We There Yet: What Are the Road Signs to the EU?” është iniciuar nga Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Ballkanin Perëndimor dhe implementohet në bashkëpunim me partnerët lokalë: Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, PhotoCG, Blerta Kambo / imagine Albania, Qendra Maqedonase për Fotografi, Belgrade Photo Month dhe The VII Foundation në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ky projekt fokusohet në angazhimin e fotografëve të rinj (18–30 vjeç) në temën e dezinformimit në kontekstin e procesit të integrimit në BE. Një ekspozitë fotografike me punimet e pjesëmarrësve të përzgjedhur do të prezantohet në secilin vend, ndërsa autorët e punimeve më të mira do të kenë mundësinë të fitojnë një vizitë studimore plotësisht të financuar në Holandë vitin e ardhshëm.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur sipas vendeve:
Shqipëri: Kejsi Muharremi, Gerta Doci, Flori Shatro, Ira Rapushaj, Muhamet Spahiu
Bosnje dhe Hercegovinë: Sergej Mačar, Armin Durgut, Una Filipović, Ljiljana Arsić, Kenan Tahmišić
Kosovë: Esad Duraki, Liri Hashani, Enis Imeri, Trim Kuqi, Leon Bixhaku
Mal i Zi: Ana Mitrović, Elma Džidić, Indrit Çitaku, Manuela Fetahović, Sofija Đukanović
Maqedoni e Veriut: Arbnora Memeti, Ana Gjorgjievska, Ivo Velchevski, Kaja Tasevska, Filip Lafazanovski
Serbi: Emilija Kosić, Nađa Repman, Stefan Pavić, Katarina Trifunović, Ivona Despotović
Ky iniciativë jo vetëm që nxit talentin e ri në fotografi, por edhe forcon lidhjet kulturore dhe profesionale në rajon, duke promovuar gazetarinë vizuale si një mjet kritik për të kuptuar dhe transmetuar realitetin e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian./Katror.info