Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë vendin ku janë caktuar të votojnë më 12 tetor përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org.
Votuesit duhet të fusin numrin personal dhe datën e lindjes për të parë të dhënat e tyre, duke përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit, e cila mund të shikohet edhe përmes Google Maps.
KQZ njofton se çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i regjistruar, pasi çdo komunë përfaqëson një zonë zgjedhore të veçantë. Edhe votimi me kusht është i mundur vetëm brenda komunës përkatëse, në qendrën e veçantë të caktuar nga KQZ për këtë qëllim./RTKlive/Katror.info