Mercedes-Benz po transformon përvojën e vozitjes duke integruar inteligjencën artificiale të avancuar të Google, Gemini, në makinat e saj.
Ky sistem zëvendëson teknologjitë e vjetra të asistencës zanore, që shpesh keqkuptonin komandat dhe detyronin drejtuesit të prekeshin ekranin gjatë vozitjes.
Gemini mund të kuptojë kontekstin dhe të zhvillojë biseda natyrale.
Për shembull, drejtuesi mund të kërkojë një kafene dhe më pas të pyesë nëse ofron ëmbëlsira, dhe asistenti ofron përgjigje të menjëhershme bazuar në menu.
Sistemi, i integruar në MBUX, mund të ndihmojë gjithashtu për gjetjen e restoranteve dhe të bëjë telefonata direkte për rezervime.
Mercedes është kompania e parë që integron Gemini, por Google planifikon ta shtrijë këtë teknologji në të gjitha makinat që mbështesin Android Auto, duke mundësuar që miliona shofer të përfitojnë nga një asistent më inteligjent.
Ditët kur drejtuesit duhej të thoshin “Hey Google, navigate home!” dhe merrnin përgjigje të hutuar po shkojnë drejt fundit./Katror.info