Javën e ardhshme pritet të publikohet lista fituese e artistëve që do të bëhen pjesë e edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH).
Edhe pse ende nuk është bërë i ditur numri përfundimtar i pjesëmarrësve, interesimi është i lartë. Nga mbi 100 produksione të dorëzuara gjatë fazës së aplikimeve, do të përzgjidhen këngët që do të konkurrojnë në festival.
Në Fest 63, 30 artistë patën mundësinë të preknin skenën magjike të festivalit, ndërsa grupi “Shkodra Elektronike” u kurorëzua fitues, duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Këtë vit, pritshmëritë janë po aq të mëdha. Komentet dhe diskutimet në rrjetet sociale tregojnë kuriozitetin e publikut për të zbuluar emrat e artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion.
Nga ana tjetër, anëtarët e jurisë janë duke punuar intensivisht për të përzgjedhur produksionet më cilësore. Të gjitha prodhimet muzikore do të kalojnë nëpërmjet një site te detajuar nga një grup pune i specializuar nën drejtimin e Drejtoreshës Artistike të Festivalit, Elhaida Danit, duke përjashtuar prodhimet e realizuara me anë të Inteligjencës Artificiale, me synim ruajtjen e origjinalitetit dhe traditës shumëvjeçare të festivalit.
Fituesi i Fest 64 do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Austri./RTSH/KAtror.info