Deri në këto momente, në Kosovë kanë dalë për të votuar 334,677 qytetarë, që përbën 16.53% të totalit prej 2,025,105 votuesve të regjistruar.
Sipas raporteve të fundit, Prishtina kryeson me pjesëmarrjen më të madhe, ku deri tani kanë votuar 41,304 qytetarë. Pas kryeqytetit renditet Prizreni, me 22,419 votues deri më tani, duke e bërë atë qytetin me fluksin e dytë më të madh.
Një pjesëmarrje e konsiderueshme është regjistruar edhe në Ferizaj, me 19,891 qytetarë që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës deri në këto orë.
Autoritetet zgjedhore bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të votojnë në mënyrë të qetë gjatë gjithë ditës./Katror.info