Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar disa qendra votimi në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai ka thënë se është e mrekullueshme të shihen qytetarët që po marrin pjesë në procesin e votimit.
“Jemi këtu në Zveçan në këtë ditë shumë të rëndësishme të demokracisë lokale në Kosovë. Deri më tani, sot, kam vizituar disa qendra votimi në Mitrovicën e Veriut, disa pika këtu në Zveçan, dhe është shumë mirë të shohësh njerëzit të marrin pjesë në këto zgjedhje lokale shumë të rëndësishme për Kosovën. Njerëzit po shprehin vullnetin e tyre se me kë duan të përfaqësohen në shumë çështje që i preokupojnë më shumë në jetët e tyre të përditshme. Do të shkoj dhe të shoh komunat tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe Ambasada britanike ka ekipe gjithandej në vend dhe pres të shoh shumë njerëz që të votojnë dhe të marrin pjesë në votim”- është shprehur Hargreaves./Katror.info.