Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, në orën 16:00, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale. Numërimi do të zhvillohet në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”.
Me këtë rast, KQZ ka paralajmëruar edhe një konferencë për media, ku pritet të informojë opinionin publik lidhur me ecurinë e procesit të numërimit në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit në mbarë Kosovën./Katror.info