Jehona Kicaj, shkrimtarja debutuese me romanin e saj “ë” ka arritë të futet në listën e ngushtë për çmimin gjerman të librit, dhe sot do të kuptohet se kush do të jetë fitues i këtij çmimi, shkruan KultPlus.
Për këtë çmim prestigjioz fillimisht kanë aplikuar 200 vepra, e që më herët kishte arritë të futej në mesin e 20 veprave, për të trimufuar tani në listën e ngushtë, ku këtë herë janë gjashtë vepra.
Çmimi gjerman i librit do të mbahet sot nëpërmjet një ceremonie, ku do të mbahet në Panairin e Librit në Frankfurt.
Të gjashtë autorët e listës së ngushtë do të garojnë për çmimin kryesor, e cila ka vlerën mometare prej 25 mijë eurove, kurse nga 2500 euro do ti ndahen të pesë nominuarve të tjerë. /Katror.info