Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës Zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë.
Gjatë takimit, të dy gjeneralët kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, i cili, siç u vlerësua, ka qenë i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
Në përmbyllje të takimit, gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e gjeneralit Irican gjatë shërbimit të tij në Kosovë, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën ushtarake./Katror.info