Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur me sukses Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtar për Zgjedhjet Lokale 2025, që u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga disa vende partnere.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, përfaqësues të trupave zgjedhore nga Norvegjia, Estonia, Turqia, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Lituania dhe Armenia patën mundësinë të ndjekin nga afër procesin e votimit dhe mbylljen e qendrave të votimit në disa komuna të Republikës së Kosovës.
Sipas KQZ-së, prania e vëzhguesve ndërkombëtarë thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve zgjedhore, si dhe kontributin e përbashkët në forcimin e proceseve demokratike në vend.
Në përmbyllje të programit, KQZ ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar se ky shkëmbim profesional ndihmon në rritjen e transparencës dhe standardeve të administrimit zgjedhor në Kosovë./Katror.info