Fitore Syla tash e një kohë ka prezantuar llampat elektrike, të cilat janë punuar nga lekat, bimë që kultivon me familjen e saj dhe e përpunon deri në shndërrimin e tyre në llampa elektrike.
Në këtë garë të dizajnit që është mbajtë në Lubjanë të Sllovenisë, Fitore Syla është prezantuar me një prurje të re të llampave, të cilat i ka realizuar në formën e një druri, gjetje që është vlerësuar në këtë garë të madhe të dizajnit, e që është vlerësuar me çmimin për dizajnin më të mirë të produktit për vitin 2025./Kultplus/Katror.info