Klubi gjerman, Hoffenheim ka shkruar për treshen kosovare të skuadrës së tyre, Leon Avdullahu, Albian Hajdarin dhe Fisnik Asllanin, të cilët treguan performancë të shkëlqyer në fitoren e Kombëtares së Kosovës kundër Suedisë.
Dardanët të hënën mbrëma mundën Suedinë, me rezultat 1-0, madje, Asllani shënoi golin e fitores për Kosovën.
Klubi gjerman ka shkruar shqip në rrjetet sociale duke lavdëruar paraqitjen e treshes së Dardanëve.
“Krenar me juve Albi, Leon dhe Fis”, ka shkruar Hoffenheim në rrjetet sociale./Katror.info