Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar një fitore të thellë ndaj San Marinos U21, me rezultat 7-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027.
“Dardanët e rinj” kanë dominuar nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë 3-0, me golat e Bujupit (12’), Frokajt (16’) dhe Berishës (20’).
As në pjesën e dytë Kosova nuk është ndalur. Berisha ka realizuar golin e dytë personal në minutën e pesëdhjetë e nëntë, duke e çuar rezultatin në 4-0, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Jashari e ka shtuar golin e pestë, shkruan RTKlive.
Në minutën e shtatëdhjetë e pestë, Selmonaj e ka rritur epërsinë në 6-0, ndërsa rezultatin përfundimtar 7-0 e ka vulosur Frokaj (83’) me golin e tij të dytë në ndeshje.
Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të Grupit A me 4 pikë, ndërsa Finlanda kryeson grupin me 7 pikë./Katror.info