katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shefja e KE-së: Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet
    2 hours ago
    Osmani: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian
    6 hours ago
    Bashkim Fehmiu në pullë postare, nderohet arkitekti emblematik
    7 hours ago
    Takim i Donatorëve për Agjendën e Gjelbër në Ballkan
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Lansohet sistemi digjital i inspektimeve të punës në Kosovë
    9 hours ago
    Kosova avancon në renditjen globale të pasaportave 2025
    10 hours ago
    Atifete Jahjaga viziton komandën kryesore të NATO-s në Napoli
    10 hours ago
    Osmani dhuron proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    11 hours ago
    Më 21 Tetor, Opera e Kosovës sjell në skenë ‘María de Buenos Aires’ të Astor Piazzolla-s
    12 hours ago
    Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”
    2 days ago
    Publikohet lista e konkurrentëve për Festivalin e Këngës në RTSH
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    1 day ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    1 day ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    2 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Lansohet sistemi digjital i inspektimeve të punës në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Lansohet sistemi digjital i inspektimeve të punës në Kosovë

Last updated: 15/10/2025 11:49 AM
13 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO

Inspektorati Qendror i Punës ka lansuar sistemin digjital të inspektimeve të punës në Kosovë, duke përfshirë dorëzimin e pajisjeve dhe trajnimin praktik për inspektorët mbi përdorimin e këtij sistemi, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndikimin e këtij projekti në përmirësimin e kushteve të punës.

“Është kënaqësi të jem këtu duke lavdëruar për ndikimin e tyre të qëndrueshëm. Dhe siç i përmenda standardet, sepse Kosova po i afrohet anëtarësimit në BE, po ashtu e keni avancuar punën e inspektimit të punës. Pra, këtu është një shembull më i qartë se si bashkëpunimi ndërkombëtar ndikon. Po ashtu dua të lavdëroj për lansimin dixhital të inspektimeve, këto e dëshmojnë një profesionalizëm dhe një punë efektive. Masa të tilla mund të rrisin mbikëqyrjen dhe t’i mbrojnë punëtorët. Kjo iniciativë është e Kosovës për të nxitur efikasitetin dhe punën. Siç e dini, këtë vit kemi pasur një numër të fataliteteve të personave në vendin e punës, prandaj kemi nevojë që të vazhdojmë të përmirësojmë punën tuaj. Shembulli suedez tregon se kombinimi i formave dhe shfrytëzimi i mjeteve digjitale rritin standardet e vendit të punës dhe jemi mirënjohës që kemi një bashkëpunim kaq të mirë,” tha ambasadori Westerlund.

Mundesh me e lexu edhe…

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës së Inspektoratit të Përgjithshëm, Lum Vranica, tha se sistemi i ri është një hap drejt modernizimit dhe transparencës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ky është një hap i madh drejt modernizimit dhe efikasitetit se si ligji funksionon në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Në kuadër të kësaj reforme të gjithanshme, qëllimi është i qartë, më shumë transparencë dhe efikasitet për qytetarët dhe më pak burokraci. Ky është vetëm fillimi i një transformimi të thellë. Dua të falënderoj inspektorët për punën dhe angazhimin e tyre, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Bashkë po ndërtojmë një sistem inspektimesh që i shërben qytetarëve tanë,” tha Vranica.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit të Punës, Rizal Plakolli, vlerësoi se ky sistem ësht më shumë se një risi teknologjike.

“Me lansimin po shënojmë një moment të rëndësishëm. Ky sistem përfaqëson më shumë se një risi të teknologjisë, ky është një hap drejt modernizimit të inspektimit të punës. Falë këtij sistemi do të krijohet një proces më efikas dhe i lidhur ngushtë me institucionet tjera. Një element i rëndësishëm është se ky sistem është i lidhur me Administratën Tatimore të Kosovës. Kjo tregon se për herë të parë Inspektorati i Punës do të ketë një pamje më të integruar. Krahas këtij sistemi, dua të theksoj disa hapa të rëndësishëm: së pari, jemi në proces të rekrutimit të 50 inspektorëve të rinj, kjo është një rritje e kapaciteteve tona dhe mundësi për reagime më të shpejta ndaj shkeljeve të të drejtave të punëtorëve. E dyta, është miratuar rregullorja që parasheh ndarjen në inspektorë të sigurisë dhe të marrëdhënieve të punës, të cilët do të punojnë në fusha të veçanta. E treta, sistemi digjital që po e implementojmë do të lehtësojë dhe shpejtojë ndjeshëm punën tonë. Në këtë kuadër, më lejoni të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj Ambasadës Suedeze për mbështetjen ndaj Inspektoratit të Punës,” tha Plakolli.

Ndërkaq, zyrtari i programit të ILO-së për Kosovë, Blerim Murtezi theksoi se ky projekt është rezultat i bashkëpunimit mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me ILO-n dhe Ambasadën Suedeze. Sistemi që po e lansojmë sot do t’i ndihmojë Inspektoratit të jetë më efikas dhe më transparent. Pikërisht për këtë, në kuadër të këtij projekti, Inspektorati po bashkëpunon me Aleancën Kosovare të Biznesit për të pasur një rezultat më të mirë. Në emër të ILO-s dua të shpreh mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen nga Suedia. Sot është një ditë simbolike, sepse inspektorët po furnizohen me teknologji që t’i bëjnë detyrat e tyre të përditshme më efikase,” tha ai.

Drejtoresha e Aleancë Kosovare të Biznesit, Lumnije Ajdini tha foli për bashkëpunimin dhe për rezultatin e këtij bashkëpunimi.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve, që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë zëri përfaqësues i punëdhënësve në Kosovë. Ne përfaqësojmë një rrjet të gjerë të kompanive vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë biznese që kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik dhe formalizimin e tregut të punës. Prandaj, çdo reformë që e bën këtë sistem më transparent dhe më efikas është reformë që e përshëndesim dhe e mbështesim fuqishëm. Digjitalizimi i inspektimeve është një hap drejt ndërtimit të besimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat. Me këtë sistem të ri krijohet mundësia për një proces më të drejtë, më të shpejtë dhe më të paanshëm, ku çdo palë qoftë inspektori, punëdhënësi apo punëtori ka qasje të barabartë në informacione dhe në transparencë. Ky projekt, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës, është dëshmi e vlerës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe institucional. Si AKB, ne besojmë se vetëm përmes partneritetit të sinqertë midis qeverisë, punëdhënësve dhe punëtorëve mund të ndërtojmë një treg pune të qëndrueshëm, të drejtë dhe të formalizuar“, tha ajo./EO/Katror.info

TAGGED:inspektimetKosovelajme të mirasistemi digjitaltop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova avancon në renditjen globale të pasaportave 2025
Artikulli i ardhshëm Osmani kërkon formimin e shpejtë të Qeverisë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kosova avancon në renditjen globale të pasaportave 2025

20 Shikime
Lajme të mira

Atifete Jahjaga viziton komandën kryesore të NATO-s në Napoli

12 Shikime
Lajme të mira

Osmani dhuron proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?