Sot mbahet konferenca ndërkombëtare “Expand to US + AI Conference 2025”.
Programi do të fillojë me një fjalë zyrtare nga Presidentja, Vjosa Osmani pasuar nga një panel me kryetarët e komunave të Prishtinës, Prizrenit dhe Miamit, me temën “AI në Qeverisje – Ndërtimi i së Ardhmes Digjitale të Kosovës.”
Një nga pjesët më të pritura të ditës do të jetë prezantimi i inteligjencës artificiale nga Renatto Garro, CTO për Corporate & Digital Natives në Google, i cili do të ndajë me pjesëmarrësit perspektivat e reja për të ardhmen e AI dhe ndikimin e saj në transformimin global të bizneseve.
Konferenca “Expand to US & AI” do të përfshijë një ditë të plotë me ligjërata kryesore, panele dhe punëtori, të fokusuara në ndërthurjen midis AI, inovacionit dhe sipërmarrjes, duke lidhur Kosovën me ekosistemet kryesore teknologjike të botës../Katror.info