Bashkimi do të debutojë sonte në grupet e FIBA Europe Cup, duke bërë kështu hapin e parë në një garë shumë të rëndësishme evropiane. Për Prizrenasit, kjo është hera e parë që marrin pjesë në këtë nivel të kompeticionit.
Nënkampioni i Kosovës do të përballet me Cibona, në një takim që zhvillohet në Kroaci. Ndeshja ishte planifikuar të luhej në Prizren, por është zhvendosur për shkak të përdorimit të palestrës për numërimin e votave të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.
Cibona është një skuadër e njohur në Ballkan dhe Evropë, dhe nuk do të jetë sfidë e lehtë për Portokallezinjtë, të cilët synojnë të përfaqësojnë sa më mirë Kosovën në këtë garë.
Në Grupin J bëjnë pjesë edhe Dijon dhe Pallacanestro Reggiana, ku në sfidën e së mërkurës, skuadra italiane fitoi ndaj Dijon në Francë me rezultat 88:96.
Ndeshja Cibona-Bashkimi nis nga ora 18:30./Katror.info