Nesër është fillon festivali i fotografisë “Fotoist”, duke sjellë në qendër të vëmendjes artin e imazhit, gjithashtu edhe kreativitetin dhe rrëfimin përmes fotografisë.
Drejtori artistik i festivalit, Burim Myftiu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së tha se ngjarja bashkon artistë të afirmuar dhe talente të reja duke krijuar një hapësirë për ekspozita, gjithashtu edhe për diskutime dhe ide të reja në fushën e artit vizual.
“Fotoisti’ është një festival i ri edhe është një grup entuziaztësh. Domethënë jemi vullnetarë që punojmë më shumë vullnetarisht sa të mbulohen të gjitha këto shpenzimet. Mirëpo është një energji pozitive që jemi duke bërë një festival ta zëvendësoj një ‘Manifesta’ që ishte një herë gjatë jetës. Një manifeste për shembull vjen në Prishtinë. Ne po mundohemi atë hapësirë të manifestës ta mbulojmë me ‘Fotoistë”, tha ai.
Ai njoftoi se nesër në mbrëmje duke filluar nga ora 18:00 do të hapet ekspozita.
“Po e quaj festival fotografik sepse fotografia tani është në një ekspansion. Fotografi është në xhepin çdokujt përmjet telefonave celular”, tha Myftiu./RTK/Katror.info