Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla, priti sot në takim kortezie Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilin e urova për fillimin e mandatit. Gervalla ripohon angazhimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, një aleate e fuqishme dhe partner strategjik për vendin.
Në këtë takim, ministrja vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe në rrugëtimin e vendit drejt integrimeve evropiane e euroatlantike. Ajo gjithashtu theksoi rolin kyç të mërgatës kosovare në Gjermani si urë lidhëse mes dy vendeve, duke kontribuar ekonomikisht, shoqërisht dhe kulturorisht.
“Përmes mërgatës, po fuqizohet bashkëpunimi ekonomik, partneritetet dhe miqësia afatgjatë Kosovë–Gjermani,” tha Gervalla.
Ministrja dhe Ambasadori diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, siguri, energji dhe inovacion, për nxitjen e investimeve dhe projekte që përfshijnë mërgatën, si një kontribut i rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve./Katror.info