Pas më shumë se 20 vitesh, Galeria e Arteve në Prishtinë po i rikthehet qytetarëve dhe artistëve. E themeluar më 2 shkurt 1979 në Pallatin e Rinisë, kjo galeri ishte hapësira e parë ekspozuese në Kosovë dhe shënoi fillimin e një periudhe të rëndësishme për artin pamor gjatë kohës kur vendi ishte ende pjesë e ish-Jugosllavisë.
Gjatë viteve, galeria kishte humbur funksionin e saj origjinal dhe ishte shndërruar në hapësirë afariste. Rihapja e saj rikthen rolin e saj si shtëpi e artit dhe krijimtarisë, duke shërbyer si hapësirë për artistët dhe publikun.
Ekspozita inauguruese e rihapjes do të bashkojë artistët që kanë ekspozuar në këtë hapësirë gjatë viteve ’70 dhe ’80, duke krijuar një urë simbolike mes brezave të krijuesve./Katror.info