Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, do të nderohet me një monedhë përkujtimore prej 1 dollar, si pjesë e Programit Amerikan të Inovacionit 2026.
Karriera e Jobs ndryshoi rrënjësit botën e teknologjisë me Macintosh dhe Apple II dhe industrinë e muzikës me iPod e iPhone.
Ky nder vjen për të njohur ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në teknologji dhe kulturën globale, me theks të veçantë në shtetin e tij të lindjes, Kaliforninë.
Dizajni i monedhës paraqet Jobsin të ulur këmbëkryq përpara kodrave të mbuluara me lisa të Kalifornisë Veriore, duke simbolizuar filozofinë e tij për të bërë teknologjinë intuitive dhe organike, si vetë natyra.
Monedha është e gdhendur me citatin e famshëm të Jobs: “Bëj diçka të mrekullueshme”.
Monedhat, të cilat nuk do të jenë për qarkullim të përditshëm, do të jenë të qasshme për blerje në faqen zyrtare të U.S. Mint për 13.25 dollar secila, duke i bërë ato një koleksion të shumëpritur për entuziastët e teknologjisë. /AP/Katror.info