Google po përpiqet të bëjë më të lehtë gjetjen e kohës për takime me kolegë dhe klientë, duke publikuar një funksion të ri të fuqizuar nga AI-ja Gemini, të quajtur “Help me schedule”.
Ky opsion sugjeron orare takimesh bazuar në Google Calendar-in tuaj dhe kontekstin e mesazhit, dhe ju lejon t’i vendosni direkt sugjerimet në email.
Funksioni shfaqet automatikisht brenda email-it që po përgatisni, kur Gemini kupton se po përpiqeni të caktoni një takim.
Për shembull, nëse kolegu juaj kërkon një takim 30-minutësh javën e ardhshme, Gemini përdor këtë informacion për të gjetur kohën e përshtatshme sipas kalendarit tuaj.
Ju gjithashtu mund të redaktoni kohët e sugjeruara ose të shtoni slot-e shtesë.
Kur marrësi zgjedh një kohë nga email-i, Google automatikisht do të vendosë atë në të dy kalendarët.
Ky është vetëm një nga funksionet e reja me AI që Google ka integruar së fundmi në Gmail, pasi aplikacioni tashmë mund të përmbledhë email-e dhe të shfaqë një buton “Add to Calendar” kur hapni një mesazh.
Aktualisht, funksioni “Help me schedule” mbështet vetëm takime midis dy personash dhe nuk funksionon për grupe.
Ai po bëhet gradualisht i qasshëm për klientët e Google Workspace, si dhe për abonentët e Google AI Pro dhe AI Ultra. /AP/Katror.info