Dita e Bashkimit Gjerman u shënua me një pritje solemne në Prishtinë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Këtë vit, festimet ishin të veçanta për dy arsye: përkujtoheshin 35 vjet nga Uniteti Gjerman dhe u prezantua Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Si mysafir nderit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vuri në pah lidhjen e veçantë midis dy vendeve, një bashkëpunim që prek jetët e qytetarëve kosovarë dhe gjermanë. Ambasadori Rudolph shprehu angazhimin e tij për të forcuar këtë lidhje gjatë mandatit të tij.
Në ceremoninë e organizuar morën pjesë gjithashtu Kryeministri në detyrë Albin Kurti, si dhe një numër i lartë i mysafirëve të ftuar, partnerëve dhe miqve të Kosovës dhe Gjermanisë. Ambasada gjermane falënderoi të gjithë për kontributin e tyre në krijimin e një atmosfere të veçantë gjatë kësaj feste./Katror.info