Gara globale për të dekarbonizuar transportin rrugor ka hyrë në një fazë të re këtë shtator, duke regjistruar numrin më të lartë ndonjëherë të automjeteve elektrike (EV) të shitura në një muaj të vetëm.
Sipas firmës kërkimore Rho Motion, rreth 2.1 milion automjete elektrike u blenë në mbarë botën gjatë muajit shtator – një rekord historik, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Ky rezultat u shty kryesisht nga kërkesa e lartë në Kinë dhe Europë, ku skemat e mbështetjes financiare nxiten blerje masive, sidomos në Itali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Gjermania gjithashtu ka miratuar një paketë nxitëse për të ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta të kalojnë drejt automjeteve elektrike – masë që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, një skemë e kreditit tatimor për makina elektrike u anulua nga administrata Trump në fund të shtatorit, duke shkaktuar një rritje të përkohshme të shitjeve, pasi blerësit u nxituan të përfitonin përpara skadimit të afatit./Katror.info