Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.
Siç njofton KRU Prishtinë, mungesa e ujit është për shkak të sanimit të rrjedhjes në një gyp.
“Ju njoftojmë se nesër, më datë 19.10.2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë”.
Sanimi do të bëhet në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit. Pa ujë do të mbeten zonat e mëposhtme:Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati”, thuhet në njoftim./Katror.info