Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Darkën e Lamës, duke theksuar rëndësinë e tokës si burim jete, begatie dhe zhvillimi për komunitetin.
Ajo shprehu falënderimin e saj të thellë për miqtë, aleatët dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqërisë që kontribuojnë çdo ditë për të mbajtur vendin gjallë dhe krenar.
Darkë e Lamës, një iniciativë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, rikujton lidhjen e qytetarëve me rrënjët, tokën dhe traditën, duke nxitur vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj kontributit të secilit për shoqërinë./Katror.info