Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të hënën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, ndërsa ka filluar puna për rinumërimin e 5 vendvotimeve, për të cilat ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili thotë se vendvotimet të cilat do t’i nënshtrohen rinumërimit sipas urdhrit të PZAP-së janë dy nga Mitrovica e Jugut, dy nga Kamenica e një nga Podujeva.
Elezi tutje ka bërë të ditur se gjithashtu gjatë ditës së sotme në QNR do të nis numërimi i votave me kusht dhe votave të dhëna nga personat me nevoja të veçanta në zgjedhjet e 12 tetorit./RTK/Katror.info