Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) fton ish basketbollistët/et, të pensionuar së fundmi ose ata/o në fazën përfundimtare të karrierës së tyre sportive që të kandidojnë në Thirrjen e Hapur për Programin FIBA TIME-OUT 3.0.
Kjo është bërë e ditur për një njoftimi në mediat sociale, nga sekretarja gjenerale e FBK-së, Elvira Dushku, e cila thotë se TIME-OUT është një program që fokusohet në integrimin e basketbollistëve/eve në tregun e punës, duke treguar rëndësinë e të menduarit paraprakisht për jetën që pason pas sportit.
”TIME – OUT është një program që personalisht mua dhe Drejtorit të Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në FBK, Granit Rugovës na ka ndihmuar shumë në zhvillimin personal dhe profesional pas përfundimit të karrierës aktive në basketboll. Duke na ndihmuar ne të dyve, ky program i ka ndihmuar edhe Federatës së Basketbollit të Kosovës në zhvillimin e saj të brendshëm, pasi njohuritë që ne i kemi fituar në këtë program, i kemi bartur ato në FBK dhe tek stafi i Federatës e më gjerë”, shkruan Dushku.
Detajet lidhur me këtë thirrje mund t’i gjeni në forografitë më poshtë apo në likun /Katror.info
Përgatiti:
