Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Ai në një postim në rrjetin social X shkruan se është i kënaqur që Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë që Kosova jo vetëm të anëtarësohej në Asamblenë Parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s.
Duhet bërë më shumë – dhe mbani mend fjalët e mia, se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO”, shkruan kongresisti.
I’m pleased to see the Republic of Kosovo be upgraded to an associate member of the NATO Parliamentary Assembly.
It’s long passed due for Kosovo to not only join the parliamentary assembly, but more importantly, to eventually be a full member of NATO.
More must be done — mark… https://t.co/IzPVYUJqsU
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) May 27, 2024
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asociuar, ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.
“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues”, ka shkruar Hyseni në Facebook, i cili është edhe Kryesues i Delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s./Katror.info