katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Virozat gjatë dimrit – qytetarët ftohen të vaksinohen kundër gripit
    4 hours ago
    Rezultatet e takimit Trump-Zelensky
    4 hours ago
    ”Fotoisti” me fuqinë e fotografisë si thirrje kundër luftës
    4 hours ago
    KFOR-i italian ka kryer stërvitje me transport ajror
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së
    2 hours ago
    Jeta kthehet në lumin Don pas 130 vitesh: Mrekulli e gjallë në zemër të Torontos
    3 hours ago
    Muzika si terapi: Studimi zbulon fuqinë e këndimit për nënat e reja
    3 hours ago
    Shitjet e makinave elektrike thyejnë rekordet globale në shtator
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Kosovarja” e fotografit Afrim Hajrullahu – Një homazh artistik për forcën, qëndresën dhe dashurinë e gruas kosovare
    5 hours ago
    Steve Jobs, fytyra e re e monedhës amerikane
    1 day ago
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    2 days ago
    Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    3 hours ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    2 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    2 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    1 day ago
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    4 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sopranoja me famë botërore Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani çojnë muzikën shqiptare në Bukuresht
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Sopranoja me famë botërore Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani çojnë muzikën shqiptare në Bukuresht

Last updated: 28/05/2024 7:49 PM
182 Shikime
Shpërndaje

Nën duartrokitjet frenetike të një publiku entuziast, u kurorëzua një nga mbrëmjet gala, një mbrëmje magjike, që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut në Bukuresht. Një koncert i jashtëzakonshëm, me artistë shqiptarë dhe rumunë, u zhvillua mbrëmjen e së premtes, 24 maj 2024, në Bukuresht.

Organizatorët e koncertit ishin Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operetës “Ion Dacian” në Bukuresht. Në skenën e Operetës u ngjit sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, së bashku me çiftin e artistëve shqiptaro-rumun, Gjergji dhe Ionela Mani, si dhe i ftuari special, tenori Daniel Magdal, solist i parë dhe drejtor artistik i Operës Kombëtare të Bukureshtit.

Orkestra u drejtua nga dirigjenti Alexandru Ilie, artistët interpretuan për publikun e shumtë pjesë nga muzika shqiptare e rumune, nga repertori botëror, por edhe këngë nga folklori shqiptar e rumun. Perfomanca e lartë interpretuese i të gjithë solistëve, repertori i larmishëm, prania e muzikës shqiptare të lëvruar dhe popullore, me ritmin dhe dinamikën e saj, mahnitën publikun dhe zbuluan edhe një herë fuqinë e jashtëzakonshme të muzikës për të bashkuar popujt dhe kulturat.

Mundesh me e lexu edhe…

Cilësimi i këtij koncerti gala do të ishte: Zëra të jashtëzakonshëm – publik i mrekullueshëm! Inva Mula – magjia e skenës, zëri i saj i kristaltë, ndjeshmëri e lartë dhe interpretim mjeshtëror arriti të elektrizojë sallën me energjinë e saj; tenori Gjergji Mani, një zë i fuqishëm, energjik, me timbër plot ngjyrë; sopranoja, Ionela Mani, me veçori vokale të rralla, si dhe tenori, i njohur ndërkombëtarisht, Daniel Magdal, i pakrahasueshëm në interpretimin e tij dhe për performancën brilante si gjithmonë!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koncerti filloi me Vallen Simfonike nr. 2 të kompozitorit të mirënjohur, Thoma Gaqi, e cila është interpretuar disa herë në Rumani nga orkestra të ndryshme simfonike. Është një pjesë me impakt të madh tek dëgjuesi i huaj, në sajë të strukturës simfonike moderne, harmonisë, ndërtur mbi një lajtmotiv popullor shqiptar.

Artistja e madhe, Inva Mula, e kthyer në Bukuresht pas më shumë se 30 vitesh, ku ka marrë çmimin e parë ndërkombëtar të karrierës së saj, Çmimin George Enescu, shkëlqeu me interpretimet e saj, përmes ndjeshmërisë, qartësisë dhe inteligjencës së epërme të zërit të saj.

Përveç disa pjesëve të njohura nga repertori i huaj, ajo interpretoi pjesë të babait të saj, kompozitorit Avni Mula si Agimet shqiptare, Valsi i lumturisë etj. Së bashku me tenorin e ri, të talentuar, Gjergji Mani, befasuan publikun me pjesën rumune Te iubesc (Të dua) të kompozitorit Gherase Dendrino. Gjergji Mani, një zë i fuqishëm, energjik, me timbër plot ngjyrë, përcolli emocione të forta te publiku me një sërë këngësh të njohura shqiptare si „Më ka shku menja me u fejue“, „Bishitalecat palë palë“ apo „Ky marak“, këngë të cilën e interpetoi në duet me bashkëshorten e tij, Ionela Mani.

Interpetimi në duet me Inva Mulën i këngës arbëreshe E lule -lu duket se arriti pikën kulminante të koncertit, sepse interpetimi i dy solistëve u shoqërua ritmikisht nga spektatorët dhe gëzoi duartrokitje të zgjatura të spektatorëve, të cilët u ngritën në këmbë në shënjë vlerësimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sopranoja, Ionela Mani, me veçori vokale të rralla, interpretoi pjesë të vështira nga folklori rumun dhe shqiptar, si Lie, Lie ciocarlie, Baresha apo Margjelo, duke evidentuar cilësitë teknike dhe emocionale të interpetimit.

Tenori i njohur rumun, Daniel Magdal, me një karrierë ndërkombëtare, plotësoi paletën e pasur të repertorit të koncertit me pjesë spanjolle dhe franceze. Përpos suksesit të jashtëzakonshëm të të katërve artistëve lirikë, një risi e këtij koncerti ishte fakti që u soll në qendër të vëmendjes, mbase si asnjëherë tjetër në kryeqytetin rumun, muzika shqiptare.

Në sallë ndodheshin personalitete të muzikës dhe artit në Rumani, gazetarë, artdashës dhe simpatizantë të kulturës shqiptare si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar të Rumanisë. Televizioni Kombëtar TVR1 realizoi një reportazh të posaçëm për koncertin e jashtëzakonshëm.

Deputeti Bogdan-Alin Stoica, kryetari i shoqatës së shqiptarëve, kryetari Dr. Radu-Cosmin Savulescu si dhe Koordinatori i Qendrës Kulturore të ALAR, Dr. Luan Topçiu, morën urimet për organizimin dhe realizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore që ndihmon drejtpërsëdrejti njohjen në shkallë të gjerë të kulturës shqiptare në Rumani, promovimin e artistëve të talentuar e të denjë shqiptarë, që shndërrohen, kësisoj, në ambasadorë të vërtetë të kulturës shqiptare dhe vendit të tyre në botë./ Balkanweb/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Inva Mulapeoplesopranojatenortop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Regjisorja Payal Kapadia shkruan historinë – bëhet personi i parë nga India që fiton një çmim të madh në Kanë
Artikulli i ardhshëm “Mollëkuqet” me çmimet e para në festivalin e këngës “Etolies De Paris” në Francë 

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

“Kosovarja” e fotografit Afrim Hajrullahu – Një homazh artistik për forcën, qëndresën dhe dashurinë e gruas kosovare

27 Shikime
People

Steve Jobs, fytyra e re e monedhës amerikane

18 Shikime
People

Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?