Mërgimtarët që vijnë sivjet në pushime, do ta kenë sërish të hequr mbulimin e taksës kufitare. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave Hekuran Murati, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e kësaj takse.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të enjten.
“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Qeveria e Kosovës i ka mbuluar shpenzimet e polisës kufitare për mërgimtarët edhe gjatë tri viteve paraprake. /Katror.info
Përgatiti:
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2024/02/Jetlira-Ademi-new-150x150.png)