katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Kujdes mërgimtarë! Shkeljet në trafik në Kosovë mund t’ju kushtojnë edhe në Zvicër
    3 hours ago
    Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë
    16 hours ago
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    17 hours ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat
    3 hours ago
    Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë
    16 hours ago
    Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit
    16 hours ago
    Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    17 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    3 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    2 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    7 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    7 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    16 hours ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    2 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    5 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 100 mijë artikuj në Wikipedia shqip – falë vullnetarizmit të wikimedianëve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

100 mijë artikuj në Wikipedia shqip – falë vullnetarizmit të wikimedianëve

Last updated: 18/10/2024 8:27 AM
164 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Janë mbledhur për të festuar një moment historik në qasjen ndaj dijes për komunitetin shqiptar.

Gjuha shqipe në Wikipedia tashmë ka arritur 100 mijë artikuj të publikuar, shifër kjo e njëjtë e artikujve që ka edhe vetë Enciklopedia Britannica.

Kjo arritje është rezultat i punës së palodhshme të një komuniteti të përkushtuar vullnetarësh, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në dy aspekte kryesore: shtimin e artikujve dhe publikimin e fotografive.

Mundesh me e lexu edhe…

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat

Ismet Azizi, gjeograf, ka shfrytëzuar njohuritë e tij për të rritur qasjen në informacione historike, gjeografike e me gjerë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Ismet Azizi – Wikimedian /Katror Media

“Kur kam hy në Wikipedia edhe kam lexu, e kam pa menjëherë që ka nevojë me pasë informacione të reja dhe kështu kam fillu edhe me lexu, me marrë informacione, por edhe me dhanë. Ka qenë njëfarë sfide për mua interesante që nëse shoh diçka që mungon, kam fillu me shtu dhe mandej jam motivu shumë, edhe një kohë, diku 10 vite kam qenë ditë e natë në Wikipedia. Ka qenë interesant për mua se përveç mësimdhënies që iu kam ofruar njerëzve mundësi me pa ku munden me marrë informacione të reja që ishte fillimi pas luftës ka qenë shumë interesant teknologjia, njerëzit trajnoheshin, por ishte interesant me i motivu të rinjtë me marrë informacione nga Wikipedia. Është një fushë shumë karakteristike që na mundemi me ba një diplomaci publike të hatashme në Wikipedia. Unë e kam pasë një aktivitet para gjashtë viteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kemi punu dy muaj me studentë edhe me nxënës, vërtetë ka qenë fantazi, sepse i kemi bo 400 artikuj brenda muajit”, shprehet Azizi.

Profesorët me njohuritë e tyre të thella, kanë kontribuar në saktësinë dhe cilësinë e materialeve, duke garantuar që përmbajtja është e mirë-dokumentuar dhe relevante për lexuesit shqiptarë. 

Nga ana tjetër, kontributi me publikimin e fotografive ka ndihmuar në ilustrimin dhe vizualizimin e artikujve, duke bërë që informacionet të jenë më tërheqëse dhe më të kuptueshme për lexuesit, për të cilën Azizi thotë se ka një rëndësi të veçantë informative, si dhe është kontribut i lehtë me të cilën mund të fillohet puna me Wikipedia.

“Unë nuk shkon java, si të dal në terren, diku në natyrë, ose vizitoj një qytet, kur kthehem diçka ngarkoj në Wikipedia. Edhe plotësoj artikull edhe i kontrolloj, sepse jam edhe administrator, por fotografitë janë diçka që shumë lehtë bohen, prandaj me një telefon të thjeshtë tash telefonat janë shumë të mirë, mundemi me tri-katër fotografi në muaj me dhanë kontribut secili prej nesh që del në terren. Bota kishte me na njoftë shumë më shumë. Po puna më të lehtë që mundemi me bo për vendin tonë është Wikipedia edhe Wikicommons me një fotografi, me një artikull, sepse njerëzit përkthejnë mundësia për me i lexu artikujt në shqip, nëse s’dimë anglisht është shumë e madhe. ”, thotë Ismet Azizi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke qenë se Wikipedia shpesh konsiderohet si burim jo kredibil për shkak të futjes së informacioneve pa mbështetje shkencore e studimore, rëndësi të veçantë të kontributdhënies ka editimi dhe rregullimi i mangësive të informacioneve nga dora e parë.

Gëzim Bullaku, mësimëdhënës, u fokusua veçanërisht në këtë çështje.

“Kontributin e kam filluar krejt rastësisht, diku në vitin 2015, më interesonin disa gjëra edhe shihja që diçka nuk është në rregull aty edhe duhej me qenë ndryshe. Ndërkohë kuptova se mund të kontribuojmë, mund të rregullohen ato të dhëna që janë të gabuara, fillova një herë gati si eksperimentale, si herë me llogari, herë pa llogari pastaj ndërkohë krijova llogarinë, fillova me kontribu në kohën e lirë më dukej interesant, më dukej diçka e mirë edhe shihja dhe mungesën e artikujve në gjuhën shqipe për shumë tema për shumë fusha”, thotë Bullaku.

Gëzim Bullaku – Wikimedian /Katror Media

Bullaku thekson se puna me Wikipedian është kontribut i kthyeshëm, dhe njëherit mundëson edhe rritje individuale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sa më shumë që punoja, rritej inspirimi, rritej, vetëbesimi, kontributi, ndërkohë unë kam kuptu që edhe regjistrohen kontributet. Mund të kontribuosh, po ajo që kontribuon ti, ajo nuk humb, mbetet aty e regjistruar dhe mund të shihet edhe nga të tjerët se çka ke kontribuar. Një tjetër gjë është shumë e mirë që aty mëson të bashkëpunosh me njerëz të kulturave të ndryshme, me njerëz të pikëpamjeve të ndryshme, të jesh komunikativ, të jesh tolerant, të jesh në harmoni me ato rregulla që janë themelore të një Wikimediani”, shprehet tutje Bullaku.

Arianit Dobroshi, anëtar i Bordit te Wikimedianët e Gjuhës Shqipe, cili organizoi eventin festiv të kësaj arritjeje, ndau me audiencën disa fakte dhe kontribute kyçe në rritjen e kësaj platforme në gjuhën shqipe.

Arianit Dobroshi – anëtar i bordit te Wikipedianët shqip /Katror Media

Ndërsa theksoi se kontributi është rritur por ka ende shumë nevojë për vullnetarë të cilët sjellin ekspertizat e tyre në fusha të ndryshme për të krijuar artikuj sa më detajues dhe të besueshëm.

“Kisha thënë që është rritë kontributi. Normalisht edhe mjetet janë përmirësu mjete teknike, janë përmirësu burimet, është rritë ndoshta edhe ueb-i shqiptar, ose në gjuhën shqipe edhe për temat tona. Kështu që gjithë këto kanë kontribut që me u pasuru edhe Wikipedia për shkak se Wikipedia bazohet në burimet dytësore edhe domethënë nëse ato nuk janë të mira edhe Wikipedia e reflekton atë”, shprehet Dobroshi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rita Maliqi, projekt menaxhere për Grupin për Kosovë, theksoi se po punohet vazhdimisht për të përforcuar burimet e informacioneve sa më të sakta në gjuhën tonë.

Rita Maliqi – Projektmenagjere për grupin për Kosovë /Katror Media

“Të gjithë e dimë që pak a shumë thonë mos u referoheni në Wikipedia, por kjo është arsyeja se nuk po kemi mjaftueshëm burime, cilat mundemi me iu referu, po tani jemi të lumtur që po ka libra të ri që po shkruhen, arkiva që po hapen, kena digjitalizu edhe Rilindjen, gazetën edhe Bujkun edhe tani po mundohemi me i përdorë këto që i kemi për me pasuru sa më shumë Wikipedian”, shprehet Maliqi.

Ndërthurja mes dijes dhe vizualizimit e bën Wikipedia-n shqip një burim të gjithanshëm për komunitetin dhe për të tjerët që duan të mësojnë më shumë rreth shqiptarëve, prandaj ndjehet edhe nevoja e shtimit të sa më shumë ekspertëve.

Foto: Katror Media

“Normalisht ka sfida gjithmonë si popull ndoshta nuk jemi të njoftuar për kontribut në projekte vullnetare siç është ky, domethënë numri i kontribuuesve nuk është shumë i madh. Kemi nevojë me pasë më shumë njerëz, kemi nevojë për diversitet më të madh profesione të ndryshme me u përfshi, për shembull, po mendoj për momentin mjek ndoshta artista që mi mbulu artin, edhe pse kjo mundet me u mbulu prej kujtdo, po kjo kish me pasuru Wikipedian shumë ma shumë’’, shtoi Arianit Dobroshi.

Duke qenë se Wikipedia është një platformë e hapur dhe falas, çdo shqiptar, pavarësisht vendndodhjes, tani ka mundësi të qaset në një burim të pasur me informacione të ndryshme, që ndihmon në zhvillimin e edukimit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe përforcimin e identitetit kombëtar. /Katror.info

Edicionin e plotë #65 e gjeni këtu🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:akademikeaktivizmiaktivizmi qytetarartikujditurifotografigjuha shqipekontributLajme te miraprofesorShqipsukestopTophomevulnetarizmiwikimedianetwikipedia

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm KH Rahoveci për herë të dytë në Evropë
Artikulli i ardhshëm Edukimi medial duhet të bëhet lëndë obligative në shkollat e Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kujdes mërgimtarë! Shkeljet në trafik në Kosovë mund t’ju kushtojnë edhe në Zvicër

4 Shikime
Lajme

Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë

9 Shikime
Lajme

Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?