Një rritje pozitive është shënuar së fundmi në vend sa i përket numrit të vizitorëve të brendshëm dhe të jashtëm në Kosovë. Kështu, numri i vizitorëve në hotele ka shënuar rritje.
Në Kosovë numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ka shënuar rritje. Vetëm gjatë muajit tetor 2024, sipas ASK-së, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 57.658, prej tyre 40 %, ishin vendorë ndërsa 60 % ishin të jashtëm.
Rritja e numri të vizitorëve tregon se Kosova vit pas viti po bëhet vend atraktiv për vizitorët. Kështu thotë kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva. Ai tregon edhe arsyet se përse Kosova po shihet si vend turistik
“Sektori privat ka evolu me kapacitetet hoteliere dhe atraksionet natyrore që ka Kosova, janë ndër arsyet. Në 2025 presim që duhet të orientohemi më shumë në promovim”, tha ai.
Profesori në fushën e Turizmit, Petrit Hasanaj, thotë se numri i vizitorëve zhvillon edhe ekonominë e vendit. Sipas tij, nevojitet nxitje edhe më tej të vizitorëve.
“Ajo çfarë do duhet të bëhet në vitit 2025 është që në kuadër të strategjisë të Ministrisë së Tregtisë, të arrihet edhe disa objektiva. Zhvillimi, nxitja e vizitorëve dhe aktivitetet promovuese si nga qeveria, ministria apo operatorët privat”, thekson ai.
Sipas ASK-së, numri i përgjithshëm i vizitorëve gjatë muajit tetor 2024, shënoi rritje për 4.6%, krahasuar me periudhën paraprake. Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës. Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake tetor 2023 ka rritje të vizitorëve për 13.7%. Ndërkaq, nga totali i numrit prej 34 mijë e 488 vizitorë të huaj, prijnë turistët nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj./Katror.info