katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    21 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    21 hours ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    21 hours ago
    Sot kryesisht mot me diell
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    20 hours ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    21 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    2 days ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
    7 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    21 hours ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    22 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    3 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    3 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    3 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    4 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    21 hours ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    6 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fryma e Bjeshkës së Kosovës në Filarmoninë e Berlinit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Fryma e Bjeshkës së Kosovës në Filarmoninë e Berlinit

Last updated: 13/02/2023 5:32 PM
247 Shikime
Shpërndaje

Kori Siparantum entuziazmon publikun në Berlin me një udhëtim muzikor nëpër zhanre dhe kultura të ndryshme.

Drejtori dhe themeluesi i korit Siparantum është Memli Kelmendi. 37-vjeçari nga Peja është bir muzikantësh dhe e ka udhëhequr korin drejt në shumë çmime ndërkombëtare

Nëse ka një gjë që jo vetëm shqiptarëve u mungon më së shumti në Berlin, janë malet, fryma magjike që përçojnë ato. Këtë frymë ua solli të premten e kaluar, (10.02.2023) berlinezëve kori Siparantum. Qysh në hapje të koncertit përmes tingujve të lahutës së Anton Çivlakut në këngën “Ex Alpes”, sallën e elektrizoi fryma magjepsëse e bjeshkëve. Udhëtimi muzikor i formacionit nga Peja më  pas do të shkonte shumë më larg:  “Nga bjeshkët”, koncerti i parë solo i korit nga Kosovanë ndërtesën me famë botërore, kaloi nëpër zhanre, kultura, gjuhë e periudha të ndryshme, nga baroku i Johann Sebastian Bach, (Come, sweat death) e deri tek Atsalum të letonezit të lindur në vitin 1992 Jekab Jancevskis.

Anton Çivlaku me lahutë duke interpretuar Ex Alpes, këngën hapëse të koncertit “Nga Bjeshkët” në Filarmoninë e Berlinit

Mundesh me e lexu edhe…

Për dy orë rresht Memli Kelmendi dhe trupa e tij i mbajtën të mbërthyer të pranishmit. Ishin zërat e larmishëm të korit dhe solistëve të njohur të Kosovës, si Riza Jahaj, Kaltrina Miftari, Edina Pllana, Fidan Strumcaku apo Klea Dinaj, por edhe performanca me improvizime jo pa humor që krijuan një atmosferë të veçantë dhe një komunikim të rrallë me publikun.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filarmonia e Berlinit – një ndërtesë kult

Akustika e veçantë e sallës së Muzikës së Dhomës në Filarmoninë e Berlinit me publikun përreth skenës kishte meritat e veta. Edhe pse përfunduar në vitin 1987, disa dekada pas “vëllait të madh”, Sallës së madhe të Koncerteve, ajo është konceptuar sipas skicave të mjeshtrit Hans Scharoun. Urbanisti i famshëm nga Berlini nuk e përjetoi dot zgjerimin e Filarmonisë, që ai ia dorëzoi Berlinit në vitin 1963: Një vepër e stilit Bauhaus, që në skenën ndërkombëtare gëzon status “kult”.

Njëra nga këngëtaret, Kujtesa Nimanaj, i foli DW për emocionet e veçanta të mbrëmjes: ”Ne çdo herë kemi emocione para garave, por Filarmonia e Berlinit ka një tjetër rrezatim dhe emocionet ishin pak më të forta”.

Siparantum një histori suksesi

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Siparantum është pagëzuar me emërtimin romak të Pejës, ku edhe është themeluar në vitin 2017, fillimisht si kor amator. Ideatori dhe nxitësi kryesor i tij është drejtuesi, Memli Kelmendi. 37-vjeçari i lindur në Pejë, vetë bir muzikanti, njihet në skenën muzikore të Kosovës qysh nga festivalet e fëmijëve.

Dirigjenti dhe kompozitori energjik e ka udhëhequr suksesshëm trupën e tij, që tashmë përbëhet kryesisht prej profesionistësh, nëpër shumë festivale dhe gara, prej nga shpesh është kthyer me trofe. Çmimin më të fundit kori e mori në vjeshtën e vitit 2022 në Portugali, në festivalin “Lisbon Sings”, në kategorinë e koreve mikse të vështirësisë së gradës së parë. Një vit më parë, në 2021, Siparantum kishte fituar “World Choir Games” në Belgjikë në kategorinë e muzikës bashkëkohore.

Homelands Festival sjell në Berlin kore nga e gjithë bota

Siparantum ishte ngjitur, më saktë: kishte zbritur, në skenën e veçantë të Filarmonisë së Berlinit, për herë të parë në vitin 2022. Si atëherë, sikurse edhe këtë vit, kori mori pjesë në Homelands Festival (shqip. Festivali i vendeve amtare), që organizohet çdo vit nga Akademia Ndërkombëtare e Arteve Korale me qendër në Berlin, Choralspace.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Gent Lazri, vetë me prejardhje nga Shqipëria, themelues i Choralspace

Drejtori i saj Gent Lazri, gjithashtu me prejardhje shqiptare, synon të prezantojë me këtë projekt rrënjët muzikore të vendeve amtare të komuniteteve etnike të metropolit gjerman, ku gati gjysma janë me prejardhje jogjermane. Lazri i tha DW se koret që vijnë çdo vit nga vende të ndryshme, shërbejnë edhe si ambasadorë kulturorë për vendet e tyre. “Është një urë ndërlidhëse mes popujve të ndryshëm, por edhe mes qytetarëve të Berlinit dhe kulturave të tyre”.

Përveç performancave solo të secilit ansambël, në program ka edhe shfaqje të përbashkëta kur të gjitha koret së bashku këndojnë këngët e tyre. Një shjje të parë të forcës së madhe emocionale që shkaktojnë aliazhe të tilla e solli në koncertin “Nga Bjeshkët”, performimi i Siparantum dhe Bulgarian Voices të këngës shqiptare të Lorenc Antonit, “Mirëmbrëma”,

Made in Kosova – Jo vetëm Dua Lipa dhe Rita Ora

Memli Kelmendi, i cili vetë ka vite që në skenën e muzikës korale perceptohet si “ambasador kulture i Kosovës”, kishte thënë që më parë se këtë koncert ia kishte kushtuar jubileut të pavarësisë, që vijonte pas disa ditësh (17 shkurt). Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Berlin, e ka mbështetur që në fillim perfomancën e këtij kori. Sipas tij, përveç Dua Lipës e Rita Orës, siç do t’i kujtonte ai në fjalën hapëse të koncertit, këngëtareve të famshme të muzikës pop që karrierën e tyre e kanë kulmuar në Britaninë e Madhe, suksese të tilla nga një kor “made in Kosova” janë një tregues i madh për potencialin dhe perspektivën e Kosovës”. Ajeti tha se Ambasada e tij ka përgatitur një sërë aktivitetesh të reja në Berlin dhe qytete të tjera të Gjermanisë për ta festuar këtë potencial, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Faruk Ajeti, ambasdori i Kosovës në Berlin, në fjalën e hapjes me rastin e koncertit të parë solo të korit nga Kosova Siparantum në Berlin.

Memli Kelmendi i  tha DW, se kur del në skenat e botës, ai dëshiron të dërgojë mesazhin se edhe në Kosovë mund të kesh sukses: “Nganjëherë është më e lehtë të vish nga Kosova e të japësh një koncert në Filarmoninë e Berlinit, sesa kur je në Berlin”, i tha ai Deutsche Welles. “Ne si shoqëri kemi arritur shumë në këto vite”, tha Kelmendi duke reflektuar për 15-vjetorin e pavarësisë. Nëse vërtet do të realizohet edhe heqja e regjimit të vizave, atëherë edhe më shumë artistë nga Kosova do të kenë mundësi të tregojnë potencialin e madh që kanë.”

Një berlinez i entuziazmuar nga energjia e korit

Këtë potencial e ndjeu dhe publiku, që doli mjaft i entuziazmuar prej koncertit të korit të ri nga Kosova. Shumica dërrmuese e tij ishin shqiptarë, disa syresh kishin udhëtuar me qindra kilometra për të përjetuar këtë ngjarje. Por kishte edhe berlinezë, si për shembull, Ralf Müller, i cili i tha Deutsche Welles, se shumë shpesh shkon nëpër koncerte klasike, por në këto njëzet vjet nuk e ka përjetuar kurrë që një kor ta entuziazmojë kaq shumë. “Në çdo tingull e në çdo këngë më kaplonin mornicat”.

Müller përpiqet të gjejë fjalët për ta përshkruar energjinë që përcolli kori te publiku: “Një përzierje mes vetëpërmbajtjes, ndoshta drojë, që më pas shpërthen. Çfarë energjie! Mua më mori flakë zemra”, tha sipërmarrësi tek rëmonte në leksikun e bllokuar nga forca magjepëse e frymës së bjeshkës kosovare në Berlin./DW

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot me diell, vranësira dhe reshje lokale
TAGGED:albaniansBerlinFilarmoniaFryma e Bjeshkes se KosovesGermanymusictop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm A mundet që nëpërmjet zërit të diagnostikohen sëmundjet?
Artikulli i ardhshëm Gino Mulliqi kandidati shqiptar për këshillin bashkiak të qytetit Wylie në Texas
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë

27 Shikime
Lajme të mira

Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik

24 Shikime
Lajme të mira

Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?