katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit
    2 hours ago
    KDI: Procedurat e shkelura po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
    2 hours ago
    Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi
    3 hours ago
    Rohde për moskonstituimin e Kuvendit: S’ka mjaft vullnet politik
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzeu “Çast”: Një hap më shumë drejt luftimit të stigmës dhe luftës për drejtësi
    5 hours ago
    Vijnë urimet e para për Bashën kryeparlamentar
    8 hours ago
    Si e nisi legjenda Ferit Zekolli karrierën në basketboll?
    12 hours ago
    BE-ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    12 hours ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    12 hours ago
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    5 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    6 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    4 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    9 hours ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    12 hours ago
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si i ndryshoi TikTok mediat sociale?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
KuriozitetViral

Si i ndryshoi TikTok mediat sociale?

Last updated: 02/05/2023 8:40 PM
87 Shikime
Shpërndaje
Foto: iStaunch

Pavarësisht nëse është i ndaluar apo jo, aplikacioni ”TikTok” i ka detyruar rivalët e tij të zbatojnë një model më pak fitimprurës, shkruan The Economist.

A ka mbaruar koha e TikTok-ut? Ndërsa drejtuesi i aplikacionit të mediave sociale, Shou Zi Chew, po bëhej gati për t’u marrë në pyetje nga Kongresi më 23 mars, mbi 100 milionë përdoruesit e TikTok në Amerikë, ishin të shqetësuar se mos qeveria e tyre po përgatitej të ndalonte platformën në pronësi kineze, për shkak të frikës mbi sigurinë, përcjell Monitor.al.

Ankthi i tyre bën kontrast me entuziazmin e madh në Silicon Valley, ku kompanitë amerikane të mediave sociale do të dëshironin të hiqnin qafe rivalin e tyre popullor.

Mundesh me e lexu edhe…

Me çdo mosmarrëveshje në Capitol Hill, rriten çmimet e aksioneve të kompanive si Meta, Pinterest, Snap dhe të tjera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fati i TikTok është i pasigurt. Por tashmë është e qartë se aplikacioni i ka ndryshuar për mirë mediat sociale dhe ka krijuar një mjedis më konkurrues dhe sfidues.

Në më pak se gjashtë vjet, TikTok e ka shkëputur botën nga rrjetet sociale të modës së vjetër dhe e ka joshur atë me video të shkurtra, të përzgjedhura në mënyrë algoritmike. Përdoruesit e adhurojnë. Problemi për platformat është se ky lloj modeli i ri nxjerr më pak fitime se i vjetri dhe ai mund të zgjasë përgjithmonë.

Shpejtësia e ndryshimit është vërtet befasuese. Që kur hyri në Amerikë në vitin 2017, TikTok ka tërhequr më shumë përdorues se të gjithë, përveç disa aplikacioneve të mediave sociale, të cilat kanë ekzistuar për shumë kohë më gjatë.

Mes përdoruesve të rinj, TikTok e dërrmon konkurrencën. Amerikanët e moshës 18-24 vjeç, shpenzojnë një orë në ditë në TikTok, dy herë më shumë sesa në Instagram dhe Snapchat dhe mbi pesë herë më shumë sesa në Facebook, i cili këto ditë është kthyer kryesisht në një mjet për të komunikuar me gjyshërit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rimodelimi

Suksesi i TikTok i ka shtyrë rivalët të rimodelojnë veten. Meta, e cila zotëron Facebook dhe Instagram, i ka kthyer burimet kryesore të të dy aplikacioneve në “motorë zbulimi” të mbështetur në algoritëm dhe ka krijuar Reels, një imitim të TikTok-ut, që është përfshirë në Facebook dhe në Instagram. Produkte të tjera të ngjashme janë krijuar nga Pinterest (Watch), Snapchat (Spotlight), YouTube (Shorts), madje edhe Netflix (Fast Laughs).

Përmirësimi më i fundit i frymëzuar nga TikTok, i shpallur më 8 mars, ishte nga Spotify, një aplikacion për transmetimin e muzikës, faqja kryesore e të cilit tani përmban videoklipe që mund të ndërrohen duke bërë swipe lart, njëlloj si TikTok. (Aplikacioni kinez i ngjashëm me TikTok, Douyin, po ushtron një ndikim të ngjashëm në tregun e tij vendas, ku gjigantët dixhitalë si Tencent po tregojnë gjithnjë e më shumë video të shkurtra).

Si rrjedhojë, videot e shkurtra kanë pushtuar mediat sociale. Nga 64 minutat që një amerikan i zakonshëm shpenzon duke parë shërbime të tilla çdo ditë, 40 minuta kalohen duke parë videoklipe, nga 28 minuta vetëm tre vjet më parë, vlerëson firma Bernstein. Megjithëse, përdoruesit kanë një dëshirë në dukje të pafund për video të shkurtra, formati po rezulton më pak fitimprurës se burimi i vjetër i lajmeve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më pak fitimprurës

TikTok fiton para nga audienca amerikane me një normë prej vetëm 0,31 dollarë për çdo orë që një përdorues i zakonshëm kalon në aplikacion, një e treta e normës së Facebook-ut dhe një e pesta e normës së Instagram-it.

Këtë vit, do të fitojë rreth 67 dollarë nga çdo përdorues amerikan, ndërsa Instagram do të fitojë më shumë se 200 dollarë, vlerëson shoqëria kërkimore Insider Intelligence.

Dhe ky nuk është vetëm një problem i TikTok-ut. Mark Zuckerberg, drejtuesi ekzekutiv i Meta-s, u tha investitorëve muajin e kaluar se “tani, rendimenti i fitimit të Reels është shumë më i vogël se ai i Feed, kështu që sa më shumë që Reels rritet… ai merr kohë nga Feed dhe ne në fakt humbasim para”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shpjegimi më ngushëllues për hendekun e fitimeve është se TikTok, Reels dhe platforma të tjera të videove të shkurtra janë ende të papjekura. “TikTok është ende një foshnjë në peizazhin e reklamave të mediave sociale”, thotë Jasmine Enberg, nga firma Insider Intelligence, e cila thekson se aplikacioni nisi të shfaqte reklama vetëm në vitin 2019.

Platformat zakonisht mbajnë një ngarkesë të ulët me reklama, ndërsa tërheqin përdorues të rinj dhe reklamuesve u duhet kohë derisa të ngrohen me produktet e reja. “Nuk mund të tundësh një shkop magjik dhe të deklarosh se reklamat e tua të reja janë ‘premium’ pa pasur histori në këtë fushë”, thotë Michelle Urwin, nga kompania teknologjike Skai.

A do të mbyllet hendeku i fitimeve

YouTube, i cili ka ekzistuar për 18 vjet, fiton më pak se gjysmën e parave për orë nga përdoruesit, sesa Facebook ose Instagram, vlerëson kompania Bernstein.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Kinë, ku videot e shkurtra u bënë popullore disa vite më parë se në Perëndim, reklamat e tyre u kthyen në fitime monetare në një shkallë sa vetëm 15% e reklamave në aplikacionet e tjera lokale.

Ngarkesa e reklamave në platformat me video të shkurtra është në mënyrë të pashmangshme më e ulët se në një burim lajmesh me tekst dhe imazhe. Nëse shihni një klip pesëminutësh në YouTube, mund t’ju dalin tri reklama; nëse lundroni në Instagram për pesë minuta, mund të shihni me dhjetëra.

Shikimi i videove gjithashtu duket se i bën më pasivë në blerje konsumatorët, se sa komunikimet online me miqtë, duke i ulur gjasat që ata të klikojnë një reklamë për të blerë. Gjithashtu, vetë reklamuesit mendojnë se reklamat e shfaqura në video, kanë më pak gjasa të tërheqin klikime në përgjithësi, në krahasim me platformat e tjera sociale.

Ankandet për reklamat në video janë më pak konkurruese, sepse shumë reklamues ende nuk kanë krijuar reklama për formatet e videove.

Reklamuesit e mëdhenj i vlerësojnë reklamat me video (dhe raportojnë një angazhim rekord në TikTok, ku produktet janë bërë virale nga hashtag-u #TikTokmademebuyit).

Por shumë biznese të vogla mendojnë se reklamat me video janë të ndërlikuara për t’u prodhuar. Pak më shumë se 40% e rreth 10 milionë reklamuesve të kompanisë Meta, përdorin reklama të Reels, thotë kompania. Përpjekja për ta nxitur pjesën e mbetur prej 60% që të krijojë reklama me video, mund të bëhet më e lehtë nga Inteligjenca Artificiale./Monitor.al /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:kuriozitetmediat socialeTikTokViral

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Genc Nuza, gjyqtar i katërt në Evropianin U19 ‘Malta 2023’
Artikulli i ardhshëm Baballarët që kanë vajza jetojnë më gjatë, thotë një studim
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Hong Kong përdor robotikë kundër mushkonjave

2 Shikime
Kuriozitet

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

9 Shikime
Kuriozitet

Studim: AI emocionale po ndikon në mënyrën si shohim njerëzit

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?