Një telenovelë që po vazhdon prej vitesh po i vjen fundi. PSG është pajtuar me humbjen e Kylian Mbappe dhe ka vendosur një çmim për ta lënë atë të shkojë në Real. Nëna e lojtarit dhe përfaqësuesja Faiza Lamary ia përcolli atë drejtuesve të Realit. Shuma është 250 milionë euro dhe agjentët e Realit kanë nisur menjëherë negociatat me PSG-në për të ulur çmimin sepse e duan Mbappen, por jo me një çmim kaq të lartë.
Ka dy arsye për këtë: kontrata e tij me PSG-në përfundon për vetëm 11 muaj dhe përveç kësaj ai dëshiron t’i bashkohet Realit. Të dyja këto arsye duhet të ulin ndjeshëm kompensimin e Mbappes”, shkruan Marca dhe përsërit: “Përfundimi i sagës, pra transferimi i Mbappes te Reali është shumë afër”.
Marca shton se Reali ka një tjetër përparësi të madhe në negociatat me PSG. “Mbappe i tha udhëheqjes së të dy klubeve se nëse nuk arrijnë një marrëveshje deri më 31 gusht, ai do të qëndrojë në PSG deri në verën e ardhshme dhe më pas do të shkojë në Real pa kompensim. PSG u përgjigj duke mos e ftuar atë në një turne në Japoni dhe njoftoi Realin se do e lëshonte të shkon në Madrid këtë verë për 250 milionë euro”. Spanjollët e interpretojnë këtë lëvizje si më poshtë:
“Duke e shitur Mbappen për shifrën e përmendur, PSG dëshiron ta tregojë humbjen e tij si fitore, sepse ato 250 milionë euro do të përfaqësonin transferimin më të madh në histori. Kështu PSG do ta detyronte Realin të thyente rekordin e parizienëve që sollën Neymar në vitin 2017 për një dëmshpërblim prej 222 milionë euro. Përveç kësaj, ata do të mund të mburreshin se kanë marrë një shumë rekord për një lojtar të cilit i skadon kontrata, por shifra prej 250 milionë euro nuk do t’i përkiste aspak PSG-së.
Mbappe insiston të marrë një pjesë të konsiderueshme të saj, sepse duke u larguar nga PSG para përfundimit të kontratës, ai do të mbetej pa 192 milionë euro bruto. Kaq i garantojnë pagën e tij dhe bonusin e besnikërisë në PSG deri në verën e ardhshme.” Marca zbulon: “Ndarja e kompensimit të Realit mes PSG dhe Mbappe është rënë dakord tashmë nga nëna e lojtarit dhe avokati i saj Delphine Verheyden nga njëra anë dhe Kia Joorabchians. ne tjetren. PSG punësoi një agjent të famshëm iranian për të zgjidhur këtë situatë të ndërlikuar”.
Burimi i lartpërmendur shkruan se negociatat rreth transferimit të mundshëm të Mbappes te Reali janë vështirësuar nga fakti se presidenti Perez refuzon kategorikisht të negociojë drejtpërdrejt me kolegun e tij Al-Khelaifi që nga fundi i gushtit 2021. “Presidenti i Realit e konsideron të pafalshme fyerje që PSG nuk iu përgjigj asnjë prej tre ofertave zyrtare që Reali dërgoi për Mbappe në javën e fundit të afatit kalimtar.
Mbappe atëherë, ashtu si tani, kishte më pak se një vit nga kontrata e tij me PSG. Megjithatë, këtë herë Mbappe nuk do të ndryshojë mendje në minutën e fundit dhe nuk do të nënshkruajë një vazhdim të kontratës me PSG-në, siç bëri në pranverën e vitit të kaluar. Tani ai me siguri po kalon te Reali. Pyetja e vetme është nëse do ta bëjnë këtë verë apo verën e ardhshme. Në çdo rast, ai ka rënë dakord për gjithçka me Realin, shkruan Katror.info.
Përgatiti:
