Vëzhguesit e yjeve në të gjithë botën patën rastin ta shohin një hënë të plotë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht të martën mbrëma.
Hëna e plotë e këtij muaji ndriçoi qiellin e natës ndërsa u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit.
Është e para nga dy superhënat e këtij muaji – hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik, shkruan BBC.
Ndërkohë, këtu janë disa nga fotot më të mira të superhënës së së martës nga e gjithë bota, ku BBC nis me foton e parë nga Prishtina:






