katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
    16 minutes ago
    Akreditimi – pasaportë për eksport
    3 hours ago
    Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    4 hours ago
    Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    45 minutes ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    3 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    3 hours ago
    Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Adrian Asllani debuton me filmin ‘Ninullë’ në ‘PriFest’, jetësohet balada e njohur e Gëtes
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Adrian Asllani debuton me filmin ‘Ninullë’ në ‘PriFest’, jetësohet balada e njohur e Gëtes

Last updated: 16/09/2023 11:11 PM
131 Shikime
Shpërndaje
Foto: Prifest

Një temë tejet interesante që ka një potencial universal të arrirë është zbërthyer artistikisht nëpërmjet një skenari që shpërfaq një dimension ndryshe të baladës së njohur të Gëtes, “Erlkönig”. I tillë është rasti me filmin e metrazhit të shkurtër, “Ninullë” me skenar dhe regji të Adrian Asllanit, që erdhi sot si debutim në kuadër të edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘.

I realizuar në përmasa të larta artistike, filmi i zhanrit horror/thriller trajton raportin e një babai (Avni Dalipi) dhe birit të tij (Lis Kamberi) i cili në film na shfaqet me një “sëmundje” të zjarrmishme që i vlon nga brenda. Ndonëse raporti trajtohet në disa dimensione, ato që vihen në pah më shumti janë jeta reale dhe ajo halucinante, shkruan KultPlus.

Gjithçka nis në një shtëpi dhe gjithçka përfundon aty. Babai ka një punëtori të tijën në të cilën punon e gdhend kukulla të ndryshme të bëra nga materiale të ndryshme. Karakteri i vetë ambientit që na shfaqet në film, të bën të mendosh se diçka e tmerrshme, potencialisht do të ndodhë.

Mundesh me e lexu edhe…

Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë

Loja e bukur që na dhuron aktori Avni Dalipi, e ndërthurur me vizionin vizual të regjisorit Adrian Asllani, ka krijuar një pikturë nëpër të cilën lëvizin mjeshtërisht fuqitë që kanë në vetvete mendimet e personazheve brenda filmit. Kuadrot shpeshherë të xhiruara nën drita të errëta, të japin imazhe fotografike, aq sa dialogët e pakta, nuk janë fare pengesë për të kuptuar thelbin e skenarit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bota emocionale dhe psikologjike e babait si dhe ajo e djalit të tij, janë aq të ndryshme nga njëra-tjetra, sa janë edhe të njëjta. Ai zjarri që eventualisht kuptohet si frika që e posedon djali nga “Mbreti i Zi”, në fakt është e vërtetë dhe s’janë vetëm ca ethe ashtu siç i percepton babai i tij.

Sipas baladës poetike të Gëtes, një burrë me djalin e tij të sëmurë në krahë, në një natë të stuhishme, hipin mbi kalë nëpër një pyll moçal. Legjenda me të njëjtin titull tregon për qenie misterioze e keqdashëse që shfaqen në zona moçalore dhe i çojnë njerëzit drejt vdekjes. Filmi e bën të njëjtën gjë por në mënyrë interpretuese krejtësisht ndryshe.

Vizitat keqdashëse të “Mbretit të Zi” e çojnë djaloshin drejt vdekjes, dhe në vdekje i bashkëngjitet motrave të tij. Veçse, “Mbreti i Zi” në këtë rast është vetë babai që shfaqet nëpërmjet dy personazheve kontraste, duke injoruar kështu ethet e djaloshit, e duke e dërguar atë drejt vdekjes.

Në filmin “Ninullë”, përkundër baladës origjinale, errësira dhe ndriçimi i zdritshëm janë dy elemente që lëshohen bukur. Veprimet e zëshme dhe dramatike të ndërthurura me shumë pak tekst, të japin një ndjesi të hovshme për të parë fundin. Fokusi në marrëdhënien babë e djalë jepet në mënyrë aq brilante, saqë ndjenjat si dhimbja, tmerri e befasia lirshëm hyjnë në shpirtin e pranishëm të secilit prezent.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Regjisori Adrian Asllani debutoi me një film që ka një interpretim origjinal, ndonëse inspiruar nga një baladë. Fokusi i tij përfshin guxim të paparë për të sjell diçka të tillë para publikut kosovar.

Filmi brenda hapësirës së Kino Armatës nisi fiks në orën 17:20, por paraprakisht në skenë doli e gjithë ekipi. Fjalën i pari e mori, regjisori dhe skenaristi i filmit “Ninullë”, Adrian Asllani.

“Në emër të krejt ekipit, dua të ju falënderoj juve që keni ardhur me shiku filmin, një film të cilin e kemi krijuar me shumë përkushtim. Ka qenë filmi im i parë i xhiruar në Kosovë dhe për mua ishte një eksperiencë që më ka bërë shumë përshtypje. Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj ekipit dhe falënderues ndaj PriFest-it që më mundësoi hapësirën për debutimin e filmit. Por më së shumti, dua të falënderoj Vjosa Berishën, pa të cilën nuk do të ishte e mundur formimi i një festivali kaq të madh. Falënderoj edhe Fatosin, për vazhdimin e kësaj trashëgimie.”

Foto: prifest

Ndërsa, regjisori Adrian Asllani specifikoi idenë e tij për të krijuar diçka të tillë, deri tek shpalosja e premierave të radhës nëpër vende të ndryshme të botës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ideja ka ardhur prej leximit të baladës së Gëtes që moti, dhe mendova se si ta krijoj një skenar që e ri-interpreton këtë baladë, dhe jo të jetë e njëjta, por më origjinale në aspektin filmik, andaj edhe gati hiç nuk ka dialog. Jam munduar që më së shumti me veprime ta tregoj të gjithë këtë histori. Njëkohësisht, jam munduar që t’i mbaj pezull pikëpyetjet që i shtron vetë balada. Ndonëse është një baladë, kam dashur që filmin ta quaj ninullë për shkak se edhe filmi është njëfarë ninulle. Ninulla i është kënduar edhe fëmijëve të vdekur, andaj e kam përdoru në këtë kontekst”, thotë ai.

Sipas tij, përzgjedhja e aktorëve ka shkuar mjaft mirë. Ka menduar që aktori Avni Dalipi i është përshtatur këtij lloji të filmit mjaft mirë, për shkak të syve sepse për regjisorin, sytë gjithmonë tregojnë një botë të brendshme.

“Filmin e kam dërguar në disa festivale. Fillimisht do të shfaqet në një festival në Zug të Zvicrës në muajin nëntor, si dhe në Atlanta në një festival pikërisht të këtij zhanri, në muajin tetor”, përfundon Asllani.

Ndërsa, aktori në rolin kryesor Avni Dalipi për KultPlus ka thënë se i ka kapërcyer të gjitha sfidat që i janë shfaqur rrugës, dhe në fund filmi ka dalë shumë më mirë se që e kishte parashikuar.

Foto: KultPlus

“Ftesa për filmin ka qenë shumë interesante. Regjisori më ka shkruar në rrjetet sociale dhe unë si çdo herë, marr shumë ftesa nga regjisorë të rinj nga jashtë që dëshirojnë të krijojnë diçka, andaj pranova. Kur e lexova skenarin, atëherë veç fillova të bëhem shpirtërisht pjesë e filmit. Uroj të ia kem arritur qëllimit për rolin që kam luajtur. Zakonisht, preferoj filmin që flet më shumë përmes fotografisë. Është një thënie që thotë se në film flitet me fjalë ajo e cila nuk mund të thuhet me fotografi. Meqenëse Adriani është shumë detajist në punën e tij, jam mundu që t’i kapërcej të gjitha sfidat, duke i arritur të gjitha idetë e tij. Mendoj që e kam bërë atë se çfarë është kërkuar nga unë. Jam munduar që t’i jap përgjigje pyetjeve brenda personazhit. Mund të ketë ndonjë dozë të subjektivizmit por filmi i ka tejkaluar ato pritshmëritë e mia”, ka thënë Dalipi. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:adrian asllanifestivaliFilmninullpeoplePRIFest

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Producenti i “Monty Python and Holy Grail”: Kosova ka potencial për filma të mëdhenj
Artikulli i ardhshëm A e dini se Zvicra është shtëpia e 160 mijë koshereve të bletëve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

87 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?