Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se me tingujt e kitarës nga Petrit Çeku është përmbyllur edicioni i parë i Prishtina Guitar Week.
Sipas MKRS-së, ky festival i muzikës u bë një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin e dashamirësve të kitarës, raporton Klan Kosova.
“Për pesë ditë, qytetarë të shumtë patën mundësinë të shijonin performanca nga artistë të njohur si Pedro Mateo, Antonio Gashi, Visar Kuçi, Drilon Çoçaj dhe shumë të tjerë. Jo vetëm një përvojë e mrekullueshme muzikore, por edhe një platformë e rëndësishme për talente lokale dhe ndërkombëtare që ndanë njohuritë e tyre nëpërmjet garave dhe masterklasave”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.
Edicioni i parë u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës./Katror.info