katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    10 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    11 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    10 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    11 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    11 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    11 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Hapet hoteli mbi 3.7 miliardë dollarësh i Las Vegasit – u deshën 23 vjet për ta ndërtuar
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Hapet hoteli mbi 3.7 miliardë dollarësh i Las Vegasit – u deshën 23 vjet për ta ndërtuar

Last updated: 18/12/2023 12:28 AM
112 Shikime
Shpërndaje
Foto: FONTAINEBLEAU LAS VEGAS

Një nga kompanitë më të njohura të hoteleve në Shtetet e Bashkuara ka hapur një kompleks të ri prej 3.7 miliardë dollarësh (3.36 miliardë euro) në Las Vegas – një resort që iu desh 23 vjet për t’u ndërtuar.

Fontainebleau Las Vegas është një pronë e njëjtë me Fontainebleau Miami Beach, pikë referimi prej vitit 1954 dhe njihet gjerësisht si resorti i parë i destinacionit në Amerikë.

“Mrekullia” në Las Vegas u hap më 13 dhjetor në 25 hektarë në skajin verior të Las Vegas Strip, në thelb, ndërmjet Sallës Perëndimore të Qendrës së Konventave të Las Vegas dhe Saharas.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Në një qytet që mburret për ngjarjet e mëdha, hapja e këtij hoteli është një ngjarje e madhe – Fontainebleau sjell emra të mëdha të fushave të ndryshme dhe është resorti i parë i ri në Strip që nga hapja e Resorts World në vitin 2021.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Resorti me 3644 dhoma gjithashtu paraqet përfundimin e një udhëtimi 23-vjeçar që nisi për Jeffrey Soffer, kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i Fontainebleau Development, kur ai e bleu tokën në vitin 2000, transmeton Telegrafi.

Ndërtimi i hotelit nisi në vitin 2007, por u ndal në vitin tjetër për shkak të Recesionit të Madh.

Ndërtesa qëndroi aty, 70 për qind e përfunduar për 12 vjet. Në fund, një seri marrëveshjesh riaktualizuan projektin pak para pandemisë së coronavirusit.

Soffer and Fontainebleau Development, në partneritet me Koch Real Estate Investment, rimorën pronësinë në vitin 2021 dhe vazhduan me plane për të përfunduar atë që kishin filluar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Apartamentet luksoze për VIP

Ndërsa çdo stacion turistik në Las Vegas ofron apartamente luksoze për lojtarët më të mëdhenj, apartamentet luksoze në Fontainebleau Las Vegas premtojnë të sjellin një nivel të ri të elegancës.

Këto 76 apartamente – të njohura së bashku si Fontainebleau Fleur de Lis – zënë katet e fundit të kullës me 67 kate.

Duke marrë parasysh se Fontainebleau Las Vegas është ndër ndërtesat më të larta në shtet (Kulla Strat është më e lartë, por teknikisht nuk është një ndërtesë që mund të banohet), apartamentet do të ofrojnë pamje të gjerë të Strip-it dhe të gjithë Luginës së Las Vegas.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në disa nga apartamentet e tjera, të dallueshme janë gjëra si tavolinat e bilardos, si dhe rrobaqepësit e personalizuar italian.

Brett Mufosn, president i Zhvillimit Fontainebleau, tha se koleksioni Fleur de Lis ofron një “eksperiencë me gjashtë yje” të përshtatur sipas preferencave individuale të çdo vizitori.

“Jemi krenarë që themi se Fleur de Lis është një shpikje me çdo detaj dhe zgjedhje dizajni”, tha ai për CNN.

Apartamentet Fleur de Lis ndryshojnë në madhësi nga 1000 metra/katrorë deri te luksozet: penthouse 10 mijë metra katrorë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dizajnuar nga studioja londineze, David Collins, këto ambiente shquhen për tavanet e larta, si dhe disa elemente dizajni të periudhës së mesme moderne të Fontainebleau Miami Beach.

Të gjitha apartamentet – dhe një sërë hapësirash të tjera rreth stacionit – kanë formën e një shalli që arkitekti Morris Lapidus e projektoi për pronën në Floridë.

“Ndërsa u përcaktuam për këtë projekt, vumë re se dizajni duhej t’i përshtatet vendndodhjes, por duhej të krijonim diçka tërësisht të re dhe befasishme për periudhën kohore që jemi”, tha Simon Rawlings, zyrtar kryesor kreativ në studion David Collins. “Historia gjendet në detajet me ikona dhe simbole që përfshihen lehtësisht në dizajn dhe përfaqësojnë historinë dhe personalitetin autentik të markës”.

Mufson shtoi se mysafirët e Fleur de Lis kanë qasje në shërbime personale duke përfshirë organizimin e biletave të aeroplanit dhe rezervimet e darkave. Madje edhe shërbëtorët që mund t’i ndihmojnë të gjejnë jastëkët perfekt dhe shumëçka.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tarifat e publikuara për apartamentet Fleur de Lis fillojnë nga 5000 dollarë për një natë ndërsa dhomat e zakonshme fillojnë nga 300 dollarë për natë.

Ridefinimi i ushqimit dhe pijeve

Fontainebleau Las Vegas po ndjek një qasje të pashembullt ndaj 36 restoranteve dhe bareve të saja.

Hoteli ka bashkëpunuar me Groot Hospitality për të sjellë në shkretëtirë ndejat e natës LIV të Fontainebleau Miami Beach dhe restorantet vendase Komodo dhe Papi Steak (në formate më të përshtatshme për Las Vegas).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koncepte të tjera në koleksionin e saj përfshijnë edhe shefat e kulinarisë si yjet Masa Ito, Kevin Kim dhe Chef Evan Funke.

Në mënyrë të veçantë, Cantina Contramar, një restorant që hapet në vitin 2024, do të bashkojë për herë të parë në Shtetet e Bashkuara tri prej grave më të njohura dhe të nderuara në komunitetin kulinar dhe kreativ meksikan: kuzhinieren Gabriela Camara, arkitekten Frida Escobedo dhe themeluesen e Tequila, Casa Dragones dhe maestron e parë të tequilas, Bertha González Nieves. Për herë të parë në Las Vegas, kantina do të ketë një dhomë degustimi Casa Dragones.

Ky plan i pazakontë i ushqimit dhe pijeve pa dyshim po tërheq vëmendjen. Al Mancini, krijues i Neon Feast, udhëzues dhe aplikacion për restorante, tha se modeli Fontainebleau mund të jetë një “ndryshues i lojës” për skenën lokale të ushqimit.

Pika tjera të forta

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas shkrimit në fjalë, do të ketë edhe elementë të tjerë të dallueshëm në Fontainebleau Las Vegas.

Një shembull është Lapis Spa me një sipërfaqe prej 55 mijë metrash katrorë dhe i projektuar nga Lissoni&Partners me bazë në Milano.

Inspiruar nga Lapis Spa në Fontainebleau Miami Beach, ai i Las Vegasit ka 44 dhoma trajtimi, një saunë infra-rose shëruese, dhoma hidroterapie për burra dhe gra dhe një dhomë sensorike të përbashkët me ujëra shëruese.

Ndriçimi i spa është programuar gjithashtu për të imituar ndriçimin jashtë; ai rritet dhe zvogëlohet në varësi të kohës së ditës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fontainebleau Las Vegas gjithashtu është bërë temë e lajmeve për disa nga rezervimet e saj në fushën e argëtimit. Post Malone do të bëjë hapjen e teatrit BleauLive me një shfaqje më 30 dhe 31 dhjetor.

Mufson tha se Fontainebleau do të nënshkruajë kontrata me artistë të tjerë për shfaqje më të vogla, me një afat kohor nga dy deri në tetë shfaqje në një kohë – një ndryshim i rëndësishëm nga tendenca e stacioneve të Las Vegas që nënshkruanin kontrata afatgjata dhe një kthim në ditët kur Rat Pack ose Elvis Presley shkonin në Fontainebleau Miami Beach për një ose dy shfaqje në një kohë.

Kështu, kjo mund të jetë pasuria më e madhe e Fontainebleau Las Vegas: Është një hotel i ri me shumë histori. Në një qytet që njihet për spektakël me drita dhe ujëvara, përputhja e sofistikimit dhe përmbajtjes duhet të jetë një fitore e madhe./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:FontainbleauhotelLas VegasLifestyleresort

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ‘Arrëthyesi’ shfaqja që bëri kthesë për Baletin Kombëtar të Kosovës
Artikulli i ardhshëm Dakota Johnson e konsideron gjumin si prioritetin kryesor në jetë: Fle deri në 14 orë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI

7 Shikime
Life Style

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

9 Shikime
Life Style

Si të ndihesh më pozitiv – pa u shtirur

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?