katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    3 minutes ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    8 minutes ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    58 minutes ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    9 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    1 hour ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    5 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    7 hours ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    2 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    2 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Këngët e Krishtlindjeve – nga stili i lashtë Carol e deri te pop-i festiv
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Këngët e Krishtlindjeve – nga stili i lashtë Carol e deri te pop-i festiv

Last updated: 24/12/2023 8:25 PM
282 Shikime
Shpërndaje
Foto: Istockphoto

Edhe pse çdo këngë e Krishtlindjeve mund të quhet “Carol”, fjala në të vërtetë i referohet një forme të lashtë të këngës angleze që ka një refren të përsëritur pas çdo strofe (ose vargu) dhe zakonisht lidhet me festime si Krishtlindjet ose Pashkët.

Sapo mbaron Dita e Falënderimeve më 23 nëntor, këngët e festave fillojnë të dëgjohen pa ndërprerje deri në dhjetor.

Pavarësisht nëse i festoni Krishtlindjet apo jo, të gjithë janë të njohur me ringjalljen vjetore me nostalgji të këngëve si “White Christmas” e Bing Crosby, Magic Moments” nga Pery Como, “Blue Christmas” e Elvis Presleyt dhe “All I Want for Christmas is You” e kudo gjendur e Mariah Carey-t.

Mundesh me e lexu edhe…

Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend

Sot, pothuajse të gjithë, adhurues të rock, country, rap, punk, metal apo adhurues i “çfarëdo qoftë” zhanri, ka këngën e krishtlindjeve në stilin që e do. Këngët Carol evoluan nga himnet fetare të krishtera në muzikën e popullarizuar me fuqi të qëndrueshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përgjatë historisë kulturore të Krishtlindjes, paraardhës të shumtë si Saturnalia nga romakët, Yule nga skandinavët, dhe zakonet e lindjes dhe ato pagane nga e gjithë Evropa gjatë shekullit tw 14-të e deri në shekullin e 17-të kaluan një proces kulturor që sot e njohim si Renesanca. Në këtë proces, muzika u lidh me festat dhe u dha zemër festimeve të tyre.

Gjatë shekulit të 19-të këngët e njohura (fetare) si “Silent Night” (Natë e heshtur), “O Holy Night” (O natë e shenjtë), “The 12 Days of Christmas” (12 Ditë të Krishtlindjeve) dhe “O Christmas Tree” (Bredhi i Krishtlindjeve) u shfaqën për herë të parë për të festuar festën gjithnjë e më popullore që ngadalë dalin nga muret e kishave dhe zhvendosen në salla të koncerteve, shtëpi e deri edhe në rrugët e qyteteve.

Shekulli i 20-të paralajmëroi një transformim të rëndësishëm në muzikën e Krishtlindjeve, veçanërisht në epokën e pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1950, të shënuara nga prosperiteti ekonomik dhe komercializimi përkatës i kulturës në perëndim, ndodhi një shpërthim i muzikës së Krishtlindjeve që u largua edhe më tej nga origjina e saj fetare.

Midis këtyre kantautorëve profesionistë ishin individë si tekstshkruesi i Broadway-t Samuel Cohen, i cili shkroi “Let it Snow” dhe Mel Torme, i njohur për “Këngën e Krishtlindjeve”. Të dy shkrimtarët kapën dhe përçuan me shkathtësi tërheqjen universale të frymës së festës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1963, producenti Phil Spector shkroi për këngëtarën e njohur Darlene Love këngën “Christmas (Baby Please Come Home)”. Darlene Love performon me vokale dhe harmoni falseto ku mes tjerash vokalet përcjellëse i këndon Cher asokohe 17 vjeçare, që i jep këngës harmoni të jashtëzakonshme të vokaleve dhe atmosferë festive. 

Përparimi tjetër i dukshëm për muzikën e Krishtlindjeve erdhi me popullarizimin e artistëve që kompozonin këngët e tyre. Ky ishte ai ndryshimi emblematik më I gjerë në industrinë e muzikës, ku kantautorët dhe grupet filluan të ushtrojnë më shumë kontroll krijues mbi punën e tyre. Në fushën e muzikës së Krishtlindjes, kjo çoi në një rritje të kompozimeve origjinale që pasqyronin stilet personale dhe vizionet artistike të këtyre muzikantëve.

“River” (Lumi) e Joni Mitchell nga albumi i saj i famshëm “Blue” i vitit 1971 ofroi një kundërvënie prekëse ndaj muzikës tipike të gëzueshme të festave. E hapur me akordet e njohura botërisht “Jingle Bells”, kënga zbret me shpejtësi në një eksplorim prekës të melankolisë dhe mallit gjatë sezonit festiv. Tekstet dhe aranzhimi i rrallë i Mitchell kapin kontrastin midis festës së jashtme dhe pikëllimit të saj të brendshëm. Në një intervistë të vitit 2001, ajo e përshkroi atë si “një këngë Krishtlindjesh për njerëzit që janë të vetmuar në Krishtlindje!”

Edhe John Lennon i cili më 1966 pat deklaruar se Beatles janë më të popullarizuar se Krishti dhe në këngën “Imagine” këndon “Paramendo mos të kishte religjion”, por të cilit nuk i ka munguar spiritualiteti, më 1971 shkruan këngën “Happy Xmas (War Is Over)” (Gëzuar krishtlindjet, lufta mbaroi).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E realizuar me Plastic Ono Band dhe Korin e Komunitetit Harlem fillimisht ishte  këngë proteste kundër luftës së Vietnamit,  dhe që atëherë është bërë një standard i Krishtlindjeve, i realizuar shpesh edhe nga artistë të tjerë, duke u shfaqur në albume përmbledhëse të muzikës sezonale dhe i emëruar në sondazhe si këngë e preferuar e festave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa shumë këngë të Krishtlindjeve priren të jenë të lezetshme ose tepër sentimentale, ka një këngë që është pothuajse e dashur botërisht. “Last Christmas” (Krishtlindjet e fundit) nga grupi Wham e shkruar dhe komplet e relizuar nga George Michael i cili për koincidencë edhe vdes në ditën e krishtlindjeve.

“Last Christmas” konsiderohet si një nga këngët më të mira për festën e Krishtlindjeve ndonjëherë – edhe pse në të vërtetë nuk ka të bëjë fare me Krishtlindjet.

“Last Christmas” ishte një sukses i madh në Britani më 1984, por nuk arriti në vendin e parë për shkak të “Do They Know It’s Christmas” të Band Aid, për të cilin Michael gjithashtu këndoi disa vokale kryesore.

“Do They Know It’s Christmas” shiti një milion kopje vetëm në javën e parë të publikimit dhe ishte një single bamirësie i krijuar për të mbledhur fonde për viktimat e urisë etiopiane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkaq “Last Christmas sot konsideroher klasikë edhe jashtë Britanisë, kënga kryesoi listat në Danimarkë, Gjermani, Irlandë, Slloveni dhe Suedi dhe arriti kulmin në dhjetëshen e top-listave në disa vende, përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara. Wham dhuruan të gjitha honoraret e tyre nga kënga “Last Christmas” për përpjekjet e ndihmës për urinë etiopiane në kuadër të Live Aid. Ishte kënga më e luajtur e Krishtlindjeve e shekullit të 21-të në Mbretërinë e Bashkuar derisa u tejkalua nga “Fairytale of New York” nga grupi postpunk irlandez The Pogues.

“Fairytale of New York” (Përralla e Nju Jorkut) është një himn i “dehur” për njerëzit me ëndrra të thyera dhe shpresa të braktisura. Fillimisht i dedikohet emigrantëve irlandezë, të cilët në shekullin 19 ikën nga Irlanda për t’i shpëtuar urisë e që sot njihet si “Uria e Patates”. Prandaj, është një kontrast i përsosur me disa nga të preferuarat më të përhershme për Krishtlindje. Kënga fillon me rrëfimtarin e saj, një emigrant irlandez, i cili futet në çeli burgu i dehur për të fjetur në natën e Krishtlindjes.

Duke dëgjuar një plak i cili rastis aty duke kënduar baladën irlandeze “The Rare Old Mountain Dew” (Vesa e rrallë e vjetër e malit), ai fillon të ëndërrojë për kujtimet për të dashurën e tij dhe kështu fillon historia e dy njerëzve që ranë në dashuri në Amerikë, por planet për një të ardhme të ndritur dështuan duke i lënë ata në dëshpërim, por me shpresë.

E kënduar në duet nga Shane MacGovan dhe Kirsty MacColl të cilët hyjnë në rolet e tyre në një performance shumë autentike, teksti përmban fyerje dhe grindje mes tyre, ai e quan atë një zuskë dhe një droge, ajo e quan atë një punk dhe një krimb… dhe ato grindje në këndim janë të shkëlqyera, të mbushura me gjallëri sinqeritet dhe humor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Fairytale of New York” nuk ka asgjë nga hijeshia e “All I Want For Christmas Is You” të Mariah Carey ose “Last Christmas” të Wham dhe megjithate është njëra nga klasikët më të ndëgjuar gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Shane MacGovan edhe vetë në jetën private i famshëm si këngëtar i pubeve i dehur të shumtën e kohës, vdes këtë nëntor në moshën 65 vjeçare ndërsa Kirsty MacColl ka humbur jetën në Meksikë në vitin 2000 në moshën 41 vjeçare duke shpëtuar djemtë e saj 13 dhe 15 vjeçë nga një fatkeqësi me anije. Historia e dhimbshme e tyre e ka shndërruar këngën “Fairy Tale Of New York” në mit popullor në Irlandë dhe Britani, por edhe në shumë vende tjera.

Edhe në shekullin e 21-të, muzika e Krishtlindjeve vazhdon të pasqyrojë tendencat kulturore, duke përqafuar ndikimet bashkëkohore të pop-it. Hiti i Mariah Carey i vitit 1994 “All I Want for Christmas Is You” ilustron përzierjen e përsosur të frymës festive me pop-in modern dhe vendosi një precedent për artistët e shekullit 21, si Michael Buble, Ava Max, Justin Bieber dhe plot të tjerë. Pikëpamjet e tyre të freskëta për klasikët e festave pasqyrojnë përshtatshmërinë dhe tërheqjen e qëndrueshme të zhanrit.

Ky evolucion nga himnet e lashta në “River” introspektiv të Joni Mitchell dhe mbi gjallërinë pop të Mariah Carey nënvizon aftësinë e muzikës së Krishtlindjeve për t’u përshtatur dhe evoluar, duke kapur spektrin e plotë të frymës së festave./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:All I Want For Christmas Is YouGeorge MichaelKenget e KrishltindjeveMariah CareypeoplePoprocktoptophome1WhamWhite Chritsmas

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Muja vazhdon suksesshëm karrierën në Belgjikë
Artikulli i ardhshëm Një pije natyrale që ul kolesterinën dhe trigliceridet

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë

6 Shikime
People

Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027

12 Shikime
People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

89 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?