katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    29 minutes ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    33 minutes ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    4 hours ago
    Sonte hapet “Kino Kosova”: 5 net me filma shqip në Bernë
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    6 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    7 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    8 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    5 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    8 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    5 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Chopin Piano Fest” akordohet për edicionin e 15-të 
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Chopin Piano Fest” akordohet për edicionin e 15-të 

Last updated: 01/04/2025 1:15 PM
69 Shikime
Shpërndaje
Foto: Chopin Piano Fest Prishtina / Facebook

Mund të ketë edhe një orkestër të tërë në program, lloj-lloj formacioni, por pianoja përherë mbetet në qendër. Vetë ngjarja është dëshmuar me figurat e skenës botërore që vijnë për të eksploruar rrëfime muzikore, por kushtet janë tjetër kapitull. Është imazhi i njëjtë edhe sivjet. Kapitullin e 15-të të rrëfimit, Festivali ndërkombëtar i pianos “Piano Chopin Fest” e shtrin në 15 koncerte si numër simbolik edhe për edicionin jubilar.

Një ngjarje e përmasave të tilla me program të ngjeshur dhe me personalitete të njohura në botën e muzikës klasike kërkon angazhim që nga dita e parë pas përfundimit të edicionit paraprak. Drejtoresha artistike e festivalit, Lejla Pula, si dhe ajo e përgjithshme, Besa Luzha, të dyja pianiste, sivjet kanë vendosur në program 15 koncerte me të cilat festohet muzika klasike dhe u bëhen homazhe veprave të gjenive botërorë. Nis nga dedikimi i festivalit, ku programet e tij shënjohen me emrin e polakut Chopin, e sivjet “Chopin Pino Fest” i bashkohet botës muzikore në shënimin e 150-vjetorit të lindjes së kompozitorit francez, Maurice Ravel. 

Festivali hapet më 8 maj në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare me koncert recital nga polakja Maria Gabrys – Heyke. Drejtoresha e përgjithshme e “Chopin Piano Fest”, Besa Luzha, e ka vlerësuar  këtë koncert të jashtëzakonshëm dhe se, sipas saj, me të forcohen marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Polonisë. 

Mundesh me e lexu edhe…

“Hapjen e kemi të jashtëzakonshme, me pianisten polake me një koncert recital të Chopinit. Ajo koincidon në Ditën e Evropës dhe në një mënyrë shënohet në këtë formë. Aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian e ka Polonia, kështu që me këtë koncert forcohen edhe më shumë marrëdhëniet politike midis Kosovës dhe Polonisë. I pranishëm do të jetë edhe ambasadori polak dhe një përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Polonisë”, ka thënë ajo. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 12 maj, nën titullin “Schubert Trio” interpretojnë violinistja Sihana Badivuku, violonçelistja kroate Jelena Oçiç dhe Lejla Pula në piano. Dy ditë më pas, dyshja nga Austria, Benjamin Schmid në violinë dhe Markus Schirmer në piano e luajnë koncertin e tretë të festivalit. 

Një tjetër koncert recital në këtë edicion është ai nga pianisti hungarez Istvan Lajko më 16 maj e një ditë më pas mbrëmje duo në këndim e kitarë nga kroatet Dina Bushiq dhe Melita Ivkoviq. 

Luzha ka thënë se programi zgjerohet edhe përtej vëmendjes për veprat e Chopin në këtë edicion. 

“Ka recitale që janë komplet Chopin, por që janë të rralla, karakterizohet ai i hapjes që është komplet recital Chopin, por ka edhe mbrëmje të tjera me repertor të ndryshëm. Secili prej artistëve sjell kryevepra të ndryshme të zhanrit që përfaqësojnë”, është shprehur ajo. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 19 maj koncert recital nga francezi Nathanael Gouin, ndërsa vjen si duet i veçantë koncerti i 22 majit nga dyshja Vovka Ashkenazy dhe Luca Rasca nga Italia në interpretimin e veprave për piano me katër duar. 

Luzha ka thënë se Gouin e sjell frymën impresioniste të kompozitorëve francezë. Ka bërë të ditur se ai do të interpretojë një prej kryeveprave të Ravel në shënim të 150-vjetorit të kompozitorit të shquar. 

“Pianisti francez sjell një frymë impresioniste përmes Debussy dhe Ravel, dy italianët kanë vepra shumë karakteristike nga kompozitorë të ndryshëm, kemi Bach, arie operistike si dhe një nga koncertet më të bukura dhe më të njohura për piano dhe orkestër siç është Koncerti i Tchaikovskyt, për të ardhur te programi i Marcel Mora që sjell frymë krejt tjetër, ndoshta vepra të padëgjuara më parë në Kosovë dhe te programi tejet serioz, tejet i vështirë të cilin vetëm një artist i përmasave të Peter Donohoe e realizon në mënyrë brilante”, ka bërë të ditur profesoresha Luzha, derisa e ka përmbledhur shpjegimin e saj për krejt programin e edicionit. 

Më 26 maj pianisti ukrainas Vadym Kholodenko interpreton para publikut në Prishtinë, e dy ditë më pas sillet këndim e lojë pianistike nga sopranoja Ana Naqe dhe pianisti Zamir Kabo. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si zakonisht, mbahet edhe koncerti tradicional që shënon bashkëpunimin e “ChopinFest” me Filharmoninë e Kosovës që do të dirigjohet nga dirigjenti sllovak, Peter Valentovich, ndërsa soliste në piano do të jetë Sofya Gulyak. Pianistja pati interpretuar edhe në edicionin e kaluar të Festivalit ku pati dëshmuar shkathtësitë e mahnitshme në piano. 

Luzha ka thënë se në shënim të edicionit jubilar janë zgjedhur miq të festivalit në shenjë falënderimi. 

“Kemi përzgjedhur edhe dy-tre miq të Festivalit që kanë qenë në edicionet e kaluara në shenjë nderimi dhe falënderimi për përkrahjen për këto 15 vjet. Repertori është shumë interesant, secili prej tyre sjell një program të larmishëm. Kemi mbrëmje me program komplet Schubert duo për piano dhe violinë, një mbrëmje me këngë arbëreshe”, është shprehur ajo në një bisedë për KOHË-n. 

Më 30 maj, Gulyak do të interpretojë në Prishtinë “Koncertin nr.1” të Tchaikovskyt. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Datat 2 e 3 qershor u kushtohen muzikantëve të rinj, ndërsa më datë 5 është mbrëmja e solistëve nga Kosova. 

Një ditë më pas interpreton Marcel Mora me prejardhje kubane e Festivali mbyllet me pianistin e shquar Peter Donohoe nga Britania e Madhe. 

Marcel Mora do të sjellë një repertor shumë të bukur me pjesë nga kompozitorët e këtij vendi të largët, për ta mbyllur gjithë këtë me pianistin legjendar Peter Donohoe, tashmë mik i shquar i festivalit që në një mënyrë kërkon vetë dhe insiston të rikthehet në festival. Ai në blogun e tij ka deklaruar se askund si në Prishtinë dhe në Jerusalem nuk ka ndier që njerëzit vijnë me të vërtetë vetëm për ta dëgjuar muzikën e bukur dhe për ta shijuar atë. 

“Ka qenë një kompliment shumë i mirë për audiencën tonë”, ka thënë Luzha derisa ka shpjeguar më tej programin e sivjetmë të “Chopin Fest”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si vitet e kaluara do të ketë edhe masterklasë në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës ndërsa veçanti është organizimi i një konference. 

“Gjatë javës do të kemi masterklasë të ndryshme me artistët të cilat organizohen në bashkëpunim me Fakultetin dhe jemi në përgatitje të një konference apo tryeze të rrumbullakët në bashkëpunim me organizatën ‘X’ ku do të diskutohen të drejtat e artistëve në aspektin e tyre si të vetëpunësuar, sepse marrëdhëniet e punës ata i krijojnë vetë shpesh dhe posaçërisht në frymën e ligjit të ri të kulturës, i cili forcon skenën e pavarur dhe artistin si një lloj funksioni të posaçëm në raportin e marrëdhënieve të punës”, ka thënë profesoresha Besa Luzha. 

Sfiduese mbeten kushtet. Të gjitha koncertet do të mbahen në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, përveç atij që organizohet në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, ku soliste do të jetë pianistja Gulyak. Sipas Luzhës, sfiduese është edhe pianoja në të cilën interpretojnë emra të shquar të botës muzikore në kuadër të Festivalit. 

“Deri në një masë i plotëson kushtet. është sallë e madhe, e hapur, kushtet akustike janë të mira. Pianoja është ajo që është. Ne gjithmonë kujdesemi ta mirëmbajmë. Fatkeqësisht shumë të tjerë që e përdorin pianon në atë sallë nuk e bëjnë të njëjtën gjë pas përfundimit të programeve të tyre dhe kjo ka rezultuar paksa në dëmtimin e instrumentit”, është shprehur ajo. 

Më gjithë sfidat, “Chopin Piano Fest” si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës klasike në vend nuk e ndal rrugëtimin. Premton rrugëtim unik muzikor me programin me 15 koncerte të shtrira në një muaj./KOHA/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:Chopin Piano FESTedicioni i 15Koncertelajme të miraPrishtinatop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Seanca konsitutive e Kuvendit më 15 prill
Artikulli i ardhshëm Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025

5 Shikime
Lajme të mira

Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

22 Shikime
Lajme të mira

Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?