katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian
    1 hour ago
    Bashkim Fehmiu në pullë postare, nderohet arkitekti emblematik
    2 hours ago
    Takim i Donatorëve për Agjendën e Gjelbër në Ballkan
    2 hours ago
    Osmani pret në zyrë presidenten e KE, Urusla von del Leyen
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Lansohet sistemi digjital i inspektimeve të punës në Kosovë
    4 hours ago
    Kosova avancon në renditjen globale të pasaportave 2025
    5 hours ago
    Atifete Jahjaga viziton komandën kryesore të NATO-s në Napoli
    5 hours ago
    Osmani dhuron proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    6 hours ago
    Më 21 Tetor, Opera e Kosovës sjell në skenë ‘María de Buenos Aires’ të Astor Piazzolla-s
    8 hours ago
    Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”
    1 day ago
    Publikohet lista e konkurrentëve për Festivalin e Këngës në RTSH
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    7 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    22 hours ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    1 day ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    2 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: A do të përmbyllet sot konstitutimi i Kuvendit të Kosovës?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

A do të përmbyllet sot konstitutimi i Kuvendit të Kosovës?

Last updated: 30/08/2025 8:25 AM
28 Shikime
Shpërndaje

E shtuna, sot, mund të jetë dita e fundit që Kuvendi voton përmes shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Deputetët sot mund të përballën me vetëm tri opsione. Në votim mund të nxirren dy deputetë të Listës Serbe – Igor Simiq e Miljana Nikoliq – si dhe ai i Partisë së Pavarur Liberale, Nenad Rashiq. E Rashiqi, që ka marrë më së shumti vota si kandidat i komunitetit serb, ka vetëm një votim të mundshëm në dispozicion, shkruan koha.

Në këtë seancë, Kuvendi mund t’i konsumojë të gjitha kandidaturat e mbetura të deputetëve të komunitetit serb për postin e nënkryetarit të pestë. Pa një kandidat të mbetur për votim, Kuvendi nuk do të ketë arsye për mbajtje të seancave të tjera, pasi që pika e vetme e rendit të ditës është ajo e zgjedhjes së nënkryetarit serb.

Për ta shmangur një situatë të tillë, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, që e bën monitorimin e punës së Kuvendit, kanë rekomanduar që në seancën e radhës, kryetari Dimal Basha ta përsërisë votimin në pako të të dy nënkryetarëve nga komunitetet pakicë.

Mundesh me e lexu edhe…

Melos Kolshi nga ky Institut, ka thënë se kjo mënyrë do t’i rikuperonte shkeljet kushtetuese që i ka konsumuar kryetari Basha, me ndarjen e procedurës së votimit për nënkryetarët e pakicave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“IKD-ja kërkon nga Kryetari i ri i Kuvendit që në vazhdimin e seancës konstituive, të përsëritet procedura e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet dhe procesi të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Nënkryetari nga komuniteti serb dhe nënkryetari nga komunitetet e tjera joshumicë, pas pranimit të propozimeve me shkrim, duhet të votohen së bashku, në pako”, është shprehur Kolshi për KTV-në të premten.

Kjo çështje e ka lënë peng krijimin e legjislaturës së re. E përmbylljen urgjente të konstituimit të Kuvendit e ka kërkuar të premten presidentja, Vjosa Osmani. Ajo tha se pret nga deputetët që të gjejnë një zgjidhje që është në përputhje me Kushtetutën.

“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që qeveria të zgjidhet po ashtu urgjentisht, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ajo.

Në garë për nënkryetar Kuvendi nga radhët e komunitetit serb kanë mbetur tre deputetë dhe janë edhe gjashtë runde votimi. Në votim mund të nxirren dy deputetë të Listës Serbe – Igor Simiq e Miljana Nikoliq – si dhe ai i Partisë së Pavarur Liberale, Nenad Rashiq. Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit do të përfundojë më 17 shtator.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kolshi nga IKD thotë se nuk është e përcaktuar se çfarë mund të pasojë nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në këtë datë, por thekson se zgjedhjet nuk mund të shihen si opsion automatik.

“Problemi që ka sjellë këtë situatë nuk lidhet me mungesën e legjitimitetit popullor, por me mungesën e vullnetit politik për të respektuar Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe me shkeljen e qëllimshme të këtyre normave gjatë procesit të konstituimit”, ka deklaruar ai.

Të martën pas më shumë se 4 muajsh ngërç politik, deputetët e kanë zgjedhur kryetar Kuvendi, deputetin Dimal Basha. Në të njëjtën ditë i kanë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e tri partive më të mëdha shqiptare, Albulena Haxhiun nga LVV, Vlora Çitakun nga PDK e Kujtim Shalën nga LDK, si dhe e kanë zgjedhur nënkryetaren nga radhët e grupit multietnik, Emilja Rexhepi. Procesi i përmbylljes së konsituimit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Me kërkesë të grupit multietnik për mosvotim në pako të nënkryetarëve të pakicave, kryetari i Kuvendit e ka ndarë procedurën e cila është vlerësuar jokushtetuese nga partitë parlamentare të Kuvendit.

Lista Serbe ka paralajmëruar që për këtë çështje do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit do të përfundojë më 17 shtator./koha/katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ministri taliban përballet me sfidë të rrallë në Indi: Gazetaret gra e vënë në siklet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fitore mbresëlënëse e Kosovës në Suedi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Brukseli kërkon certifikim të rezultateve të raundit të parë, bën thirrje për balotazh paqësor më 9 Nëntor
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Osmani: Sot fillon kapitull i ri në Lindjen e Mesme falë lidershipit të guximshëm të Trumpit
TAGGED:Kuvendi i KosoveslajmetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ‘Millenials’ në krye të kompanive falë Inteligjencës Artificiale!
Artikulli i ardhshëm Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Osmani: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian

3 Shikime
Lajme

Bashkim Fehmiu në pullë postare, nderohet arkitekti emblematik

3 Shikime
Lajme

Takim i Donatorëve për Agjendën e Gjelbër në Ballkan

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?