Këngëtarja e njohur britanike Adele së fundmi do të përdorë një teknologji që kushton rreth 450 000$ për të mbrojtur zërin e saj, gjatë koncerteve në Las Vegas.
34-vjeçarja do të nisë “Weekends with Adele” në 18 nëntor, në Caesars Palace, aty ku do të instalohet një sistem “kompleks” që garanton ajrin më të mirë të mundshëm që ajo këndon.
Një burim u shpreh për “The Mirror” se:
Ata kanë instaluar edhe më parë sisteme të ndërlikuara, por ky është shumë kompleks. Sistemi punon kombinuar njësitë e pastrimit të ajrit me ventilatorë dhe të molekulave të ujit, duke krijuar dukë më të mirë të ajrit. Kur Adele të jetë në skenë duke kënduar, ajri më i mirë i mundshëm do të mbrojë zërin e saj.
Rikujtojë, se së fundmi Adele u shpreh se do të pushojë për pak kohë nga muzika pas shfaqjeve të saj në Las Vegas. Artistja ka zbuluar se po planifikon të marrë një diplomë në Letërsi Angleze.
Këngëtarja, e cila publikoi videoklipin e këngës së saj të re “I Drink Wine” tha se do të donte të kishte shkuar në universitet pasi kishte lënë shkollën. Adele tha se do të përfundojë një kurs online për të marrë diplomën, shkruan Top Albania Radio.
Sjellim në vëmendje se një fanse së fundmi e ka shqiptuar saktë emrin e Adele dhe këngëtarja është emocionuar. Sipas saj, njerëzit ia kanë shqiptuar gabim emrin për kaq shumë kohë. Në fund të fundit, nuk shqiptohet ashtu siç është shkruar dhe zbulimi u bë gjatë një bisede në internet me fansat për të festuar videoklipin e saj “I drink wine”./Katror.info