Festivali i Filmit të Maleve Banff Kosovo, vjen me edicionin e tij të 3-të, filmat më mbresëlënës të sporteve ekstreme dhe kulturës malore të selektuar nga mbi 400 filma garues nga e gjithë bota. Filmat kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, dhe krijojnë mundësinë ideale për të udhëtuar përmes teknologjise në vendet më të largëta në planet, ka shkruar BANFF Kosovo në faqen e tyre në Facebook.
BANFF Kosovo këtë vit shfaq një program prej 16 filmash të metrazhit të shkurtë të ndarë në programet RED dhe BLUE, me 4 dhe 5 Tetor në Cineplexx Prishtina. Filmat përfshijnë sporte ekstreme si skijim, çiklizëm malor, alpinizëm, zhytje, surf, kërcim BASE, dhe fluturim me kostum krahësh. Shitja e biletave fillon me datën 26 shtator në Cineplexx Prishtina.

“Jemi me fat që si shtet relativisht i vogël kemi arritë të sjellim Festivalin e Filmit të Maleve Banff më afër komuniteteve sportiste dhe malore në Kosovë dhe rajon. Qëllimi i ekipës tonë është që përmes filmit të inspirojmë rininë Kosovare të mirren më shumë me aktivitete sportive, të ruajnë natyrën, dhe të festojmë së bashku arritjet dhe punën e pandalshme të sportistëve tonë gjatë vitit.” – tha Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala.
Përgatiti:
