Pasi aktori i mirënjohur Daniel Craig, i cili luajti në pesë filma si agjenti i mirënjohur James Bond 007, nuk do të jetë pjesë e filmit të ri, adhuruesit duket se e kanë gjetur zëvendësimin, raporton Daily Mail.
Në sondazhin e publikuar nga “Lottoland”, favoriti i dy mijë britanikëve doli të jetë aktori i mirënjohur Idris Elba, përcjell koha.
Në këtë sondazh Elba mundi aktorë të tjerë të mirënjohur si Tom Hardy, Henry Caville, Chillian Murphy, Emilia Clarke, James Norton, Emily Blunt e Helen Mirren.
Craig kur i kishte përfunduar xhirimet e filmit “No time to die” i ka thënë shtypit se nuk dëshiron që ta luajë më këtë rol.
Ai pati konfirmuar në vitin 2019 se ky film do të ishte i fundit për të në këtë rol./Katror.info