katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Shqipe Ajeti me ekspozitë në Helsinki të Finlandës, përfaqësohet me dy vepra
    3 hours ago
    Rabdishti, në garë për “Fshatrat më të mirë turistikë në botë”
    3 hours ago
    Pesë kompani aplikojnë për tenderin e TC “Kosova A”
    3 hours ago
    Mbahet konferenca e parë ndërkomunale për arsimin
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “BOOKISH” – Seria që solli historinë shqiptare në ekran
    4 hours ago
    Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së
    6 hours ago
    Pas Bankës Botërore, edhe FMN largon Kosovën nga grupi i vendeve me situata të brishta
    9 hours ago
    EcoZ organizon trajnim ndërgjegjësues mbi mjedisin me të rinjtë
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Për kë i tregojmë historitë? Anibar bashkon krijues nga Evropa për të diskutuar rrëfimin vizual
    3 hours ago
    “BOOKISH” – Seria që solli historinë shqiptare në ekran
    4 hours ago
    Çka studiuan CEO-t e 11 kompanive më të suksesshme
    11 hours ago
    Rexhepagiqi rikthehet në skenë të shtunën me koncertin “Dashni e vjetër”
    11 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    5 days ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    2 weeks ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    4 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    4 days ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    4 days ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    1 week ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    8 hours ago
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    2 days ago
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    4 days ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Afati shtesë rrit numrin e projekteve filmike prej 11 në 126 për 1.2 milion euro
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Afati shtesë rrit numrin e projekteve filmike prej 11 në 126 për 1.2 milion euro

Last updated: 17/07/2025 1:17 PM
4 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kultplus

Zgjatja e afatit për dy javë ka rezultuar me rritje prej 11-fish më shumë të numrit të projekteve filmike që kërkojnë buxhet nga shteti. Me këtë hap për të nxitur aplikimet, interesimi i sivjetshëm i përafrohet interesimit me vitin e kaluar, kur për thirrje të ngjashme kishin aplikuar afro 140 projekte. Në konkursin që u hap më 22 maj dhe fillimisht ishte paraparë të mbyllej më 25 qershor, qenë dorëzuar jo më shumë se 11 aplikime në të gjitha kategoritë. E pas zgjatjes së afatit, sipas listës preliminare që është publikuar në faqen e QKK-së, numri i aplikimeve është 126 projekte filmike.

Ndonëse nuk e ka përfunduar procesin komisioni i hapjes për këto projekte, në uebfaqen e QKK-së është publikuar një listë preliminare, ndërkaq drejtoresha e këtij institucioni, Blerta Zeqiri, ka treguar se kjo mund të dihet pasi të ketë përfunduar i tërë procesi.

“Akoma nuk e ka përfunduar punën komisioni i hapjes, jemi në pritje. Domethënë e dimë përafërsisht se sa kanë aplikuar në bazë të listës preliminare që e kemi vendosur në ueb-faqen tonë, por saktë mund ta dimë pasi që komisioni i hapjes të ketë përfunduar punën. Atëherë e dimë se sa projekte kanë aplikuar dhe që i përmbushin kushtet sipas thirrjes për aplikim”, ka thënë Zeqiri në një përgjigje për KOHËN.

Mundesh me e lexu edhe…

Për kë i tregojmë historitë? Anibar bashkon krijues nga Evropa për të diskutuar rrëfimin vizual

Se sa do të zgjasë afati i shqyrtimit të mëtejshëm nuk dihet, por për rezultatet finale të përzgjedhjes, Zeqiri ka thënë kufi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mendojmë se duhet t’i kemi deri nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit”, ka thënë ajo. 

Kjo thirrje përmbante 11 kategori të ndryshme, ku mund të aplikohej me projekte për film të metrazhit të gjatë artistik, film të metrazhit të gjatë dokumentar, film të metrazhit të gjatë me buxhet të ulët ose eksperimental, film të metrazhit të shkurtër artistik, film të shkurtër të animuar, film të shkurtër dokumentar, film të shkurtër studentor, zhvillim të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar,  post-produksion për film të metrazhit të gjatë  artistik dhe dokumentar, bashkëprodhim minor për film të metrazhit të gjatë, zhvillim të projektit për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentar dhe të animuar, si dhe për film të shkurtër të animuar. Megjithatë, dinamika e aplikimeve është rritur ndjeshëm pas zgjatjes së afatit, i cili qëndroi i hapur deri më 7 korrik, një vendim që QKK-ja e kishte arsyetuar me numrin shumë të ulët të projekteve të pranuara deri në atë kohë.

Më herët, për konkursin e dhjetorit të kaluar QKK-ja kishte përzgjedhur vetëm tri projekte të filmave të gjatë për t’i mbështetur me gjithsej 800 mijë euro nga buxheti prej dy milionësh që ka në dispozicion për subvencione këtë vit. Pjesa e mbetur – rreth 1.2 milion euro – i ishte dedikuar kësaj thirrjeje të re, që tashmë ka përfunduar duke arritur në njëfarë mënyre ta rikthejë interesimin e dikurshëm të komunitetit filmik.

Sipas listës për shqyrtim, janë pranuar gjithsej 126 projekte filmike për 11 kategoritë e parapara. Për këtë ndryshim drastik, nga 11 në 126, ka komentuar drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri.
“Këtu vetëm mund të spekuloj. Më shkon mendja se të gjithë kanë menduar se kanë më shumë shanse, pasi që ka pasur pak aplikime”, ka thënë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me numër të aplikimeve prin kategoria për film të metrazhit të shkurtër artistik me 30 projekte, që pason me kategorinë për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar & animuar) me 26 projekte. Mirëpo, siç duket, në listën e përditësuar është një projekt mangët, sepse aty figurojnë 25.

Për film të metrazhit të gjatë artistik janë pranuar 12 projekte, e paraprakisht, Qendra Kinematografike e Kosovës kishte përzgjedhur që prej 12 aplikimeve të atëhershme për projekte kinematografike për këtë kategori, t’i mbështesë vetëm tri prej tyre e vetëm për ato projekte kanë shkuar 800 mijë euro.

“Dua” me skenar e regji të Blerta Bashollit kishte marrë përkrahjen më të madhe me 340 mijë euro. I dyti renditej “Dua të shkoj sërish në det” me skenar e regji të Leart Ramës, që ishte përkrahur me 240 mijë euro. Kurse i treti është “Gjurmë” nën regji të Rita Krasniqit, që është mbështetur me 220 mijë euro. Përzgjedhja ishte bërë nga një juri që e kishte emëruar QKK-ja, në përbërje të Tin Dirdamalit, Norika Sefës, Antoneta Kastratit, Thomas Logorecit dhe Alireza Ghaseminit.

Tani kësaj thirrjeje të re ia kanë vënë cakun projektet “Një fanellë e kuqe” nën regji të Korab Lecajt, “Babai dhe Babai” në regji të Besim Ugzmajlit, “Vandal” nën regjinë e Ilirjan Himajt, “Lost Frames” me regji të Samir Karahodës, “Lindur për të jetuar” nën regjinë e Kastriot Abdylit, “Lumi Na” nën regjinë e Anita Morinës, “Leben 1981 -2025” me regji të Genc Berishës, “Cigani” nën regjinë e Peter Anthonyt, “Adet” me regji të Mentor Shalës, “Zëri që nuk dëgjohet” nën regjinë e Luan Kryeziut, “Lumi” me regji të Edon Rizvanollit, dhe “Buna” nën regjinë e Ilir Blakçorit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kategoritë e tjera kanë më pak aplikime: për film të metrazhit të gjatë dokumentar kanë aplikuar 7 projekte; për film të metrazhit të shkurtër dokumentar – 8 projekte; për film të metrazhit të shkurtër të animuar janë 9 projekte aplikuese; në kategorinë për zhvillim projekti për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar & animuar) kanë aplikuar 5 projekte.

Për film të metrazhit të gjatë artistik – koproduksion minor janë në shqyrtim 12 projekte filmike; në kategorinë për post-produksion për film të metrazhit të gjatë janë 8 projekte; për film të metrazhit të shkurtër artistik studentor – 4 projekte, ndonëse në listën e përditësuar figurojnë 5 projekte filmike, ndërkaq për film të metrazhit të gjatë avangarde/eksperimental kanë aplikuar 5 projekte. Për krejt këta numra, drejtoresha Zeqiri ka thënë se është e kënaqur.

“Unë jam e kënaqur me numrin e aplikimeve, ndërsa për sa i përket përmbajtjes së aplikimeve është punë e jurisë. Mbi këtë çështje mund të shprehem vetëm pasi të ketë përfunduar punën juria dhe të më ketë dhënë rekomandimet dhe mendimet rreth projekteve aplikuese”, ka thënë ajo në përgjigjen drejtuar KOHËS./Katror.info

TAGGED:aplikimetlajmeprojektet filmiketop4vlera

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së
Artikulli i ardhshëm Marrëveshja politike mes LVV dhe Nismës pritet të arrihet gjatë fundjavës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Shqipe Ajeti me ekspozitë në Helsinki të Finlandës, përfaqësohet me dy vepra

6 Shikime
Lajme

Rabdishti, në garë për “Fshatrat më të mirë turistikë në botë”

4 Shikime
Lajme

Pesë kompani aplikojnë për tenderin e TC “Kosova A”

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?