Aktorja Margot Robbie (33), e cila është në lajme që prej verës për shkak të filmit të ri “Barbie”, i cili vazhdon të joshë audiencë në mbarë botën, është shpallur femra më me ndikim dhe më e suksesshme nga “Maxim Australia”.
Aktorja bukuroshe ishte në krye të listës së 100 emrave për këtë vit, ndërsa interesant është fakti se të njëjtin titull e ka marrë edhe në vitin 2022.
Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori është në vendin e 18-të të listës, e cila muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen me një stil mjaft provokues.
- ADVERTISEMENT -
Margot Robbie mahniti botën me rolin e Barbie në filmin me të njëjtin emër, i cili theu të gjitha rekordet në kinema dhe u zbulua se aktorja bukuroshe mund të fitojë deri në 50 milionë dollarë nga ky film. /Katror.info